20,04,2024

Nura, Sfarqës: Pas zgjedhjeve do t’i vardiseni PDK-së, ju dhe krejt partitë (VIDEO)

Must Read

Kandidati për deputet nga PDK-ja, Fadil Nura, i është përgjigjur kolegut të tij nga LDK-ja, Muharrem Sfarqës i cili paraprakisht ka thënë se nuk do të ketë më një koalicion mes këtyre dy partive.

“Ju po i mëshoni vija PDK-së për qëllime elektorale, por pas zgjedhjeve do të vardiseni ju dhe krejt partitë e tjera. Kini kujdes me deklaratat sepse këto mbesin”.

“Z.Sfarqa, për hir të opinionit publik, do të doja që të jeni të kujdesshëm, sepse shumë kolegë të tu, që janë shumica në kryesi, kanë thënë kështu një kohë, por pas zgjedhjeve janë vardisë”.

Nura në Magazina Zgjedhore të Klan Kosovës ka thënë se PDK nuk ka vija të kuqe me asnjë parti. Ai është shprehur i bindur se partia e tij do të dalë fituese në këto zgjedhje.

“Ne si PDK nuk qesim vija të kuqe ndaj askujt. Ne i fitojmë zgjedhjet dhe më pas ju thirrim që të ulemi dhe të harmonizojmë programet tona”.

“Ju japim mundësi aq sa ju takon, por jo më postin e kryeministrit. Ua dhamë njëherë, por e rrëzuat vetë”.

“Kur ta bëjmë kryeministrin, do të vardiseni ju dhe gjithë partitë e tjera. Vija të kuqe mos qitni, mos u ngutni”.

Fadil Nura nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë se i njeh mirë sfidat dhe problemet e qytetarëve ndaj dhe i është futur garës për deputet nga ky subjekt partiak.

Nura u shpreh i bindur që lideri i PDK-së, Kadri Veseli, është personi i vetëm që mund t’ju prijë proceseve të rëndësishme që e presin Kosovën pas garës së 6 tetorit, njofton Klan Kosova.

”Kam shërbyer diku 10 vjet në pushtetin lokal në Skenderaj dhe i njoh problemet dhe sfidat e qytetarëve të asaj ane. Vlerësoj se do angazhohem për të qenë pjesë e Dekadës së Re që po jetësohet dita e ditës”.

”Kadri Veseli është i dëshmuar qysh para luftës,  por edhe pas luftës sidomos në hapat e fundit me planin për luftimin kundër korrupsionit. Janë vetëm hapat e parë që ai do të arrijë të korrë suksese dhe të qeverisë me vendin. Kosovën e presin sfida pas 6 tetorit siç është faza përfundimtare e dialogut me Serbinë, dhe problemet tjera ndërkombëtare, dhe Kadri Veseli është i vetmi njëri që ka kreditin, guximin, është i dëshmuar t’ju prijë këtyre proceseve”.

”Atributi i PDK-së se e ka instaluar korrupsionin është i paqëndrueshëm sepse ne kemi bashkëqeverisur bashkë me LDK-në dhe vet e rrëzuan kryeministrin e saj, pastaj i dham mundësi AAK-së”.

Ai në Magazinën Zgjedhore duke folur për të arriturat e qeverive të kaluara, tha se Ministria e Shëndetësisë është dëshmi se si PDK e luftoi korrupsionin, duke pohuar se e gjetën në gjendje të mjerueshme, njofton Klan Kosova.

”Shihni Ministrinë e Shëndetësisë në çfarë gjendje e kemi gjetur e lëre më të tjerat ministri, e PDK e ka dëshmu se e ka përnjëmend luftimin e korrupsionit. Kemi hyrë me këtë qëllim dhe i  vetmi është Kadri Veseli që do ta shkëpus këtë të keqe nga Kosova dhe të vazhdojmë rrugëtimin drejt integrimit europian”.

”Kam bindjen e plotë, duke e njohur personalitetin e Kadri Veselit dhe njerëzit brenda PDK-së, po flas me dëshmi pasi brenda listës nuk ka asnjë person që ka akuza apo që është nën hetime. Shpresoj të jemi të kujdesshëm në këto deklarime sepse edhe LDK përbrenda ka të metat e saj”.

Pretendenti për deputet nga radhët e PDK-së, tha se LDK shpesh herë ka dëshmuar se fut qytetarët në borxhe, duke përmendur qeverisjen e Muharrem Sfarqës në Ferizaj, njofton Klan Kosova.

”Muharrem Sfarqa po flet sikur të mos kish qenë pjesë e qeverisjes. Sfarqa nga ajo që e di komunën e Ferizajt e ka fut në borxhe. LDK e ka nominuar sot një kandidate kryeministre që e ka kundërshtuar atë kohë kandidatin për kryeministër Isa Mustafën. Mos t’ju bëhet shumë demagogji qytetarëve. Kadri Veseli është i dëshmuar, e ka gjithë përkrahjen dhe sa i përket partneritetit me miqtë ndërkombëtarë mos të bëheni merak se PDK e ka ruajtur këtë partneritet edhe nga koha e luftës dhe të njëjtin do ta kthejmë përsëri”.

”Vjosa Osmani është e njohur për aplaudim të Vetëvendosjes kur e kanë sulmuar ministrin tuaj. Ne po flasim për përgjegjësi shtetërore dhe për këtë duhet njerëz të dëshmuar. Ajo i pyet tre shefa për dialogun me Serbinë.  Duhet të ketë kredit dhe brenda asaj duhet të jetë e dëshmuar për këto procese. Ajo nuk dihet si pedagoge e mirë. Ajo dëshmoi që as në profesion të vetin nuk është e zonja.  Veselit duhet t’i besojnë se vetëm ai mund të marrë vendime për shtetin. Çështja e kryeministrit është e pakontestueshme”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img