20,04,2024

Nuk ka pushim te Ferizaj, Bekim Isufi ka disa fjalë për futbollistët e tij pas fitores ndaj Dritës

Must Read

Ferizaj është rikthyer në aksion në mëngjesin e së hënes (19 gusht) ende pa kaluar 24 orë nga triumfi i rëndësishëm në udhëtim te Drita në Gjilan (0-1).“Ujqit” kanë zhvilluar seancën e parë stërvitore të javës, teksa trajneri Bekim Isufi është munduar ti karikojë futbollistët e tij për duelet e rradhës.
Isufi i ka përgëzuar futbollistët e tij pas triumfit tejet të rëndësishëm në Gjilan ndaj Dritës, por që ka kërkuar nga futbollistët e tij të jenë me këmbë në tokë.
Tekniku gjilanas kërkon që futbollistët e tij të mbajnë moralin e ngritur edhe për ndeshjet në vazhdim pasi që e di mjaft mirë se i pret një punë e vështirë këtë kampionat.
Për duelin e rradhës ndaj SC Gjilanit, Isufi do ti ketë në dispozicion edhe katër futbollistë të huaj të cilët erdhën ditë më parë te FC Ferizaj.Për atmosferën në kampin ferizajas ka raportuar edhe faqja zyrare e klubit:
“Sot skuadra jonë ka mbajtur stërvitjen e rradhës, pas fitores së madhe në udhëtim ndaj Dritës dje në javën e parë në Ipko Superligën e Kosovës.
Atmosfera brenda klubit eshtë e mrekullueshme, dhe futbollistët së bashku me shtabin teknik dhe trajnerin kanë premtuar angazhim në çdo ndeshje, që të arrijmë suksese që qyteti ynë dhe tifozeria ‘Ujqit’ i meritojnë.
Këta djelmosha na kanë bërë krenar të gjithëve me paraqitjen e tyre dje, andaj edhe mbështetja jonë nuk duhet të mungojë në ndeshjet e rradhës, që të vazhdojmë me rezultate pozitive”.

Në kuadër të javës së dytë FC Ferizaj takohet me SC Gjilanin në shtëpi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img