26,04,2024

Nuk e falim tokën

Must Read

Nuk e fali tokën time, e të shëtis tokën e Evropës. Nuk më duhet të bredh rrugëve që më shkatërrojnë nderin, më humbin krenarin dhe më bëjnë të uli kokën sa’herë i bie rreth varrezave të dëshmorëve.

Nuk dua të bëhem Evropian, un isha këtu kur ata nuk dinin asgjë për vetën.

Un isha këtu, në këto troje dhe atëherë kur Evropa fshihej nën sqetullën time e ti shpëtonte shpatës së Perandorit Otoman.

Unë jam këtu dhe do të mbetem çdoherë.

O ju që shpesh herë mi ndryshuat gurët e kufijve.

Më morët Plavën, Gucin, Tuzin e Malësin, Preshevë e Medvegj,S hkupin, rrënjët e Iliridës time që dikur ishte kryeqendër e Shqiptarisë. Më morët edhe Çamërinë .

E un mbylla syt e heshta para jush, jo që nuk e dija por nuk mundja.

Që nga Londra e Berlini, aty ku hartat e mija u bënë copë copë.

U grisen dhe u shqyen si mos më keq.

Ishit ju ata që më mbyllet e më izoluat, e tani për lirin time kërkoni prapë të ju fal.

Po nuk keni faj ju (Evrop), faj kan këta (pushtetarët) që sa herë i përmend më kujtohet një refren i një kënge rapsodike ku thuhet, citoj: “Ne shqiptaret bëhemi burra të lir,shitemi për pulë e birrë.”

Por jo më, un nuk dëgjoj teket e askujt.

Dua ata kufij që më lat ju dikur .

Tani më lini të qet në trojet e mija, un nuk jam fontan deshirash, e as “Siren e kapur” që dhuron gjithqka për lirin.

Un jam këtu dem baba dem ,në truallin tim të ujitun me gjak e mund.

Liridon Selimi

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img