25,04,2024

Nuk do të kthehen masat anti-COVID, por do të shtohen kontrollet

Must Read

Që nga e hëna do të ketë kontrollim të shtuar ndaj atyre që nuk i respektojnë masat Anti-COVID. Kështu kanë bërë të ditur burime të Gazetës Express brenda Ministrisë së Shëndetësisë.

Që nga java e ardhshme do të shtohen edhe 75 inspektorë të rinj dhe do të ketë kontrollim në të gjitha nivelet për ata që nuk i respektojnë masat Anti-COVID e në veçanti do të kontrollohet edhe gastronomia.

Anipse këto dy ditët e fundit ka pasur një rritje të infektimeve, sot nuk pritet të ketë rritje të numrit të rasteve me COVID-19 në Kosovë.

Pas shtimit të djeshëm të rasteve me koronavirus, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka reaguar ndaj tubimeve të qytetarëve dhe dasmave që po bëhen në Kosovë, i cili tha se kushdo që bie ndesh me ligjin, do të ketë pasoja.

“Rikthimi i tubimeve të qytetarëve, edhe të dasmave tradicionale, lëndon rëndë disiplinën dhe rekomandimet për pengimin dhe luftimin e virusit Covid 19. Kushdo që bie ndesh me ligjin, do të ketë pasoja. Dasmat dhe çdo tubim tjetër që mund të jetë burim i virusit Covid 19, do të pengohet dhe mbyllet në pajtim me rregulloren për pengimin dhe luftimin e virusit”, shkroi dje Zemaj në Facebook.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img