26,04,2024

Nuk do ta besoni ku mund të transferohet Shaqiri

Must Read

shaqiri-1

Aventura e parë e Xherdan Shaqirit në Serinë A nuk shkoi ashtu si pritej.

Futbollisti nga Gjilani në 6 muajt e tij me Interin regjistroi 15 prezenca duke shënuar vetëm një gol, përpara se të transferohej tek Stoke City, megjithatë duket se dikujt i ka lënë përshtypje të mira, dhe fjala është për një nga drejtuesit kryesor të Milanit, Adriano Galliani.

Administratori i deleguar i kuqezinjve është vendosur në kërkim të anësorëve të sulmit edhe për faktin se Carlos Bacca është krejt i vetëm në repartin ofensiv të ekipit nga Milano.

Në listë ka edhe emra si Ben Arfa, El Gazi e Candreva, por duket se Galliani është i tunduar nga ideja Shaqiri. Kosovari me pasaportë zviceranë zotëron aftësi që Milanit i nevojiten, pasi ka shpejtësinë dhe teknikën e një lojtari të klasit të lartë.

Ai do të ishte mjaft i përshtatshëm për Milani sidomos nëse në stol vjen një trajner si Di Francesco i cili aplikon skemën taktike 4-3-3.

Gjithsesi nuk do të jetë një lojë fëmijësh për klubin kuqezi që t’ia shkëpusë lojtarin Stoke City-t. Me fanellën e “the potters”, 24 vjeçari nga Kosova ka zhvilluar një sezon pozitiv dhe klubi anglez nuk kërkon të privohet nga shërbimet e tij.

Megjithatë nëse Milani vendos si fillim më tryezë 14 milion euro, atëherë mund të nisin bisedimet e para mes palëve.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img