26,04,2024

Nuhi Çerkini dhe Xhemail Ferati kryetarët e rinj të klubit rotary dhe rotaract në Ferizaj

Must Read

Nuhi Çerkini dhe Xhemail Ferati  zgjedhen  kryetarë të rinj të klubit  rotary dhe rotaract  në Ferizaj për vitin 2016 – 2017.

Ceremonia e ndërrimit të Presidentëve të Klubeve Rotariane në Kosovë, apo siç njihet ndryshe edhe “Ceremonia e ndërrimit të çekanit”, kësaj here u mbajt në Gjilan në ambientet e shkëlqyeshme të Resort Vali Ranch, nën bashkëorganizim të  Këshillit të Klubeve Rotariane të Kosovës (KKRK) dhe Klubit Rotarian Gjilani.

Me këtë rast kryetari  Rotaract Club Ferizaj  është zgjedhur Nuhi Çerkini, ndërsa Xhemail Ferati kryeatr i Rotary Club Ferizaj, me mandat një vjeçar.

Me këtë ceremoni edhe u shënuar përfundimi i vitit rotarian 2015/2016, ku ndër tjerash, kryetarët e Klubeve Rotariane në Kosovë nga Prishtina, Gjilani, Ferizaj, Peja, Mitrovica, Vitia e Prizreni, morën zyrtarisht detyrën nga kryetarët e vitit rotarian që po e lëmë pas dhe se ata do t’i drejtojnë klubet e tyre për vitin rotarian 2016/2017. (Viti rotarian fillon me 01 Korrik dhe përfundon me 30 Qershor). Po ashtu, ndërrimet në udhëheqje u bënë edhe te të rinjtë rotaraktët dhe interaktët.

Ceremonia në fjalë filloi me dorëzimin e mirënjohjeve (“Presidential Citation”), që i jep Kryetari i Rotary International për klubet që kanë paraqitur strategjinë zhvillimore dhe gjatë periudhës që mbulon mirënjohja, kane arritur qëllimet që i kanë caktuar vetes me atë strategji.

Ndryshe, përveç ceremonisë në fjalë, po ashtu u shpallen edhe rotarianët dhe rotaraktorët e vitit nëpër klube, si mirënjohje për shërbimin e çmuar, devotshmërinë dhe lartësimin e parimeve rotariane, ndërkohë që u dhanë edhe mirënjohje të tjera për angazhime të veçanta në Rotary.

13720678_686539288166311_1046938359_o 13728304_686538978166342_1170302063_o 13713396_686538764833030_1994407710_n 13689577_686539258166314_297161937_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img