20,04,2024

Noar Bajraktari, edhe një talent premtues nga Ferizaj

Must Read

Noar Bajraktari tani është vetëm 11 vjeç por ka hyr në  grupin e atyre që po llogariten si talent të  futbollit  si një talent premtues.

Noari  hapat e parë të futbollit i filloi në klubin ferizajas “Vizioni” ku me ndihmën e  Qerim Shaqirit-Rusi dhe Vigan Shaqiri  po shkon drejt ëndrrave të tij për sportin.

Tani Noari  po tregohet i suksesshëm edhe në AFF- Qendrën Sportive  Trajnuese  në  Prishtinë dhe po llogaritet si favorit.

Për këtë AFF-Qendra Sportive Trajnuese, përmes së cilës shumë talent tani po luajnë në ekipet prestigjioze në Evropë, edhe Noarin e ka futur në listën e atyre që shumë shpejt  pritet të jetë pjesë  e ndonjë ekipi   të njohur.

“Falënderojë shokun tim për kontributin që i’a ka mundësuar Noarit të realizojë  ëndrrën që ai e ka për  futbollin, duke dhënë donacion sikurse për shumë fëmijë qofshin të shokëve apo të huaj,

Qerim Shaqiri-Rusi për hapat e parë në sportin e futbollit,Vigan Shaqirin për stërvitjet e suksesshme, Aff- Qendrën sportive të futbollit dhe përkrahjen e fuqishme për djalin tim Noar Bajraktari” ka thënë Burim  Bajraktari, babai i Noarit

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img