19,03,2024

Njoftim për gjithë ish-punëtorët e arsimit shqip të Kosovës

Must Read

Njoftohen të gjithë ish-punëtorët e arsimit shqip të Republikës së Kosovës që kanë punuar për periudhën 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99, se nga data 15.08.2019 MPMS fillon zbatimin e Ligjit Nr.06/L-073 për Statusin e Punëtorëve të Arsimit Shqip të Republikës së Kosovës, andaj me qëllim të realizimit të kësaj të drejte, njoftoheni se kërkesat për kompensim shtesë mund të dorëzohen në zyrat më të afërta të pensioneve.

Personat që paraqesin kërkesat prej datës 15.08.2019 deri më 31.11.2019, aq sa është i hapur afati, do ta realizojnë të drejtën për kompensimin në mënyrë retroaktive, që nënkupton nga data e hyrjes në fuqi të ligjit Nr.06/L-073 për Statusin e Punëtorëve të Arsimit Shqip të Republikës së Kosovës, (prill 2019).

Kërkesës duhet t’i bashkëngjiten këto dokumente:

• Kopja e lejes së njoftimit të Republikës së Kosovës;
• Ekstrakti i lindjes;
• Ekstraktin e kurorëzimit (për pension familjar);
• Faturën e tatimit në pronë;
• Vërtetimin nga Drejtorati Komunal i Arsimit, apo Rektorati për periudhën e shërbimit në sistemin e arsimit shqip të Republikës së Kosovës;
• Kopjen e vendimit për përfituesit e pensionit bazë, përkatësisht kontributiv.

MPMS u bënë apel të gjithë ish-punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës nga viti 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99, që t’u përmbahen afateve për parashtrim të kërkesës, derisa formularin dhe udhëzimet e nevojshme mund të merren në të gjitha Zyrat e Pensioneve.

Mos parashtrimi i kërkesës, përkatësisht mos respektimi i afateve për parashtrim të kërkesës, mbartë pas vetes pasojat e mos pagesës së retroaktivitetit të pensionit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Voziti me patentë të konfiskuar, gjobitet 25-vjeçari me 300 euro dhe i vazhdohet masa për 6 muaj të tjerë

Është gjobitur një 25-vjeçar në Ferizaj, i cili u zu nga policia duke vozitur kur atij iu kishte ndaluar...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img