29,03,2024

Njoftim më rëndësi nga Trusti, çfarë po ndodh me projektligjin?

Must Read

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Bekim Haxhiu, i cili më 9 mars ka dorëzuar projektligjin për ndryshim e ligjit për Trustin po vazhdon të insistoj se kjo çështje duhet të marrë drejtim sa më parë.

Zyrtarisht plotësim ndryshimi i ligjit për Trustin që do t`i mundësonte qytetarëve të Kosovës tërheqjen e parave prej një % të caktuar është në duart e deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe po pret procedurat tjera që duhet ndjekur.

Deputeti i PDK-së së Bekim Haxhiu, në një prononcim për Gazeta Blic ka akuzuar kryetarin e komisionit për Buxhet dhe Financa Armend Mujen, se qëllimshëm po e zvarrit në komision që drejton, shqyrtimin e projektligjit për Trustin.

“Projektligji për Trustin tash duhet me u shqyrtu në Komision Parlamentar për Buxhet dhe Financa dhe tash Armend Muja po e zhagit këtë”, ka thënë Haxhiu

Sipas tij, pas shqyrtimit në komisionin për Buxhet dhe Financa, projektligji duhet të kaloj në Kryesinë e Kuvendit, e ku kjo e fundit vendos se kur do ta fusë si pikë të rendit të ditës.

“Në seancë mundet me hy për shqyrtim nga dita kur i bënë 14 ditë dhe jo me gjatë se 28 ditë se kur projektligji iu ka shpërndarë deputetëve” ka thënë Bekim Haxhiu.

Por i kontaktuar nga Gazeta Blic, Armend Muja që është kryetar i Komisionit për Buxhet dhe Financa ka mohuar se ky projektligj ka shkuar në komision që Muja drejton.

“S`ka ardh ende. Kryesia nuk e ka dërguar te ne, në javët në vazhdim kurdo që Kryesia e dërgon, si komision do ta shqyrtojmë brenda një ose dy jave”, ka thënë Muja.

Për të marrë më shumë detaje në rast se projektligji për Trustin gjendet në Kryesinë e Kuvendit apo në Komisionin për Buxhet dhe Financa, Gazeta bLic ka kontaktuar me Sekretarin e Kuvendit Ismet Krasniqi, por i njëjtë nuk ka dhënë asnjë përgjigje, me arsyetim se është i zënë.

Në parim të gjitha partitë politike që janë pjesë e Kuvendit të Kosovës janë pajtuar që qytetarëve t`i mundësohet tërheqja e një pjesë të mjeteve të tyre nga Trusti, përjashto këtu partinë në pushtet Lëvizjen Vetëvendosje.

Sikurse deputetet e kësaj partie, ashtu edhe disa ministra të Qeverisë Kurti janë shprehur kundër idesë që të lejohet një përqindje e caktuar e parave të tërhiqen nga Trusti.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img