26,04,2024

Një vit burg me kusht dhe dymijë euro gjobë ndaj A.M për mashtrim

Must Read

Ferizaj, 24 qershor 2021 – Gjykata Themelore në Ferizaj, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit A.M. shtetas i Republikës së Kosovës, i akuzuar sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, për shkak të veprës penale Mashtrimi nga neni 323 paragrafi 1 lidhur me nenin 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtarja individual i Divizionit Mimoza Shabani, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor fillestar dhe pas pranimit të fajësisë nga i pandehuri për veprën penale si në aktakuzë, të njëjtin e shpalli fajtor dhe gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej një (1) viti, i cili dënim nuk do të ekzekutohet, nëse i pandehuri në afat prej dy (2) vjet nga dita e plotfuqishmërisë së vendimit nuk kryen vepër penale,si dhe dënim me gjobë në shumë prej dymijë (2.000) euro.

Përmes këtij aktgjykimi i pandehuri obligohet që në afat prej nëntëdhjetë (90) ditëve, pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit, të kompensoj dënim e shkaktuar palëve të dëmtuara dhe atë në shumë të përgjithshme prej nëntëmijenëntëqind (9.900) €

I pandehuri akuzohet se nga muaji janar 2021 deri më 27 prill 2021, në një fshat në Ferizaj, duke vepruar në vazhdimësi me anë të paraqitjes së rreme të fakteve, duke u prezantuar si pjesëtar i FSK-ës dhe duke u paraqitur n mënyrë mashtruese si person qe ka mundësi të ndihmoj në shërimin e B.S. dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete dhe për ti shkaktuar dëm material te dëmtuarave V.S dhe B.S., i mashtron të njëjtat duke u premtuar se do të ju siguroj fonde për mjekimin e të dëmtuarës B.S., dhe e vazhdon lajthimin në atë mënyrë që duke ju paraqitur fatura, kinse të një spitali privat, ju thotë se është shtyrë operimi i të dëmtuarës për shkak të shpenzimeve shtesë, dhe për këtë e nxit të dëmtuarën të jap para në vlerë të përgjithshme prej nëntëmijenëntëqind (9,900) € për shpenzime të ndryshme dhe pastaj duke i gënjyer se operacioni mund të kryhet në Kosovë e jo në Turqi apo Shqipëri, siç ju kishte thënë në fillim të dëmtuarave, me ç’rast i ka dërguar të njëjtat ne një motel në Prizren qe te presin thirrjen e një doktori nga Tirana dhe i njëjti më nuk është paraqitur.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img