18,04,2024

Një vajzë nga Kukësi denoncon tutorët: Më shfrytëzuan si prostitutë në Prizren

Must Read

“Më shfrytëzuan si prostitutë në Prizren, më gjenin klientë dhe më kërcënonin që t’u bindesha”. Një vajzë e re nga Kukësi pretendon se është shfrytëzuar si prostitutë nga dy persona në Kosovë.

Gjatë ditës së djeshme 20- vjeçarja H.Sh., nga Kukësi u paraqit në polici, ku tha se një mashkull dhe një femër, e kanë shfrytëzuar për prostitucion në një lokal në Prizren.

Noa.al mëson se të kallëzuarit janë Q.C., 39 vjeç dhe R.A., 48 vjeçe me banim në Kukës, të cilët duke shfrytëzuar njohjen e saj nëpërmjet mashtrimit e kanë çuar në Kosovë, ku e kanë shfrytëzuar si prostitutë.

Vajza ka thënë se kishte njohje me 48- vjeçaren, e cila më tej në bashkëpunim me të njohurin e saj, e kanë çuar në Prizren, për ta shfrytëzuar.

Për shkak se çështja është ende nën hetim dhe dy të denoncuarit po hetohen në gjendje të lirë, nuk bëhen me dije detaje të tjera, ndërkohë që çështja i kaloi për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Kukësit./noa.al

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img