04,05,2024

Një tentim vrasje në Strellc, një i lënduar, dy të dyshuar

Must Read

Sidoqoftë, Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Xhevat Ibra,  ka treguar se lëndimi i personit ka ardhur pasi është goditur me veturë derisa ende nuk është klasifikuar vepra penale. Ka thënë se arma dhe as një thikë nuk është përdorur në sulm.

“Një person ka pësuar lëndime joserioze, sipas vlerësimit të mjekëve. Nuk është klasifikuar ende vepra nga ana e Prokurorit. Dy persona janë të dyshuar. Nuk është përdorur arma. As mjeti tjetër i mbrehtë. Është goditur me automjet”, ka thënë Ibra, për Express, të dielën.

“Rasti është në hetim dhe ende nuk dihet motivi.  Dihen kryesi, dy janë të dyshuar, tash varet prej Prokurorit se çfarë vendimi do të marrë. Rasti është nën hetim”, ka thënë ai.

Ndërkohë, burime të Express, kanë treguar se bëhet fjalë për një tentim vrasje, ku të përfshirë janë: B.Gjukaj dhe Xh.Dautaj.

Sipas burimeve të Express, B.Gjukaj me armën “kallash” ia ka zënë pritën Xh. Dautaj, duke e kërcënuar, lidhur me një pronë, pompë e benzinës, e cila ishte në tender të Agjencisë Kosovare të Privatizimeve.

Prej pasluftës, për shkak të pronave, ka pasur edhe vrasje, derisa një pjesë e pronave shtetërore vazhdojnë të mbesin të uzurpuara.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zhduket një vajzë e mitur në Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se është zhdukur një vajzë e mitur në Ferizaj. Sipas policisë, babi ka raportuar se...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img