28,03,2024

Një shqiptar i lënduar në aksidentin në Serbi, numri arrin në 7 viktima

Must Read

Shtatë viktima dhe rreth 40 të plagosur është bilanci i një aksidenti zinxhiror që ndodhi rreth orës 07:20 sot në mëngjes përgjatë autostradës Beograd-Nish, në qendër të Jagodinës, raportoi Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë.

Aksidenti përfshiu të dyja anët e autostradës, me 34 automjete dhe kamionë që u përplasën për shkak të mjegullës së dendur.

Në mesin e shtatë të lënduarve të dërguar në spitalin e Jagodinës është edhe një shqiptar, identiteti i të cilit ende nuk dihet. Veç tij, aty janë dërguar edhe dy serbë, nga një gjerman, grek, turk e polak.

Të tjerët janë dërguar në klinika tjera përgjatë vendit, raporton “Tanjug”. Lëvizja e automjeteve është drejtuar nëpër rrugë alternative deri në pastrimin e vendit të ngjarjes.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img