29,03,2024

Një person thërret “Allahu Ekber” dhe kërcënon për vrasje pasagjerët në Vlorë

Must Read

Ngjarja është raportuar nga një prej personave që ka përjetuar vetë në kurriz gjithçka. Ai tregon se ishin duke udhëtuar në mënyrë të qetë, kur një burrë rreth të 50-ave u ngrit një herë në këmbë.

“Vëllezër, më njihni mua?, – kështu tha burri dhe më pas u ul”, – tregon raportuesi për Jeta Osh Qef. Ai shton se më pas burri u ngrit sërish dhe pasi iu afrua shoferit, i tërhoqi atij timonin, çka bëri që shoferi të manovronte brenda shumë pak kohe dhe automjeti të përplasej me trafikndarësen.

“Shoferi manovroi me timon. Kur tërhoqi timonin tha “do ju vdes të gjithëve. Allahu Ekber tha direkt”, – shkruan qytetari. Ai bën me dije se pas këtij veprimi kanë ardhur në vendngjarje forcat e policisë, ndërsa fatorinoja i fugonit nisi të dhunonte 50-vjeçarin.

Fatmirësisht dëmet e shkaktuara janë vetëm materiale. Raportuesi shton se policia shoqëroi fatorinon, shoferin e fugonit si dhe personin rreth të 50-ave, i cili fillimisht tentoi të arratisej duke ikur me vrap.

Gjithë pasagjerët e tjerë janë shoqëruar në komisariat, ku pritet të japin dëshminë e tyre në lidhje me atë që kanë parë.Incidenti

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img