26,04,2024

Vazhdon aksioni ‘’Subvencioni 2021’’, edhe nëntë të arrestuar, një nga Ferizaj

Must Read

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë kompetente në vazhdën e realizimit të Planit Operativ ‘’Subvencioni 2021’’, edhe sot kanë ndërmarr veprime tjera operative dhe hetimore që ndërlidhen me rastin dhe gjatë operacionit janë arre stuar edhe nëntë (9) persona të tjerë.

Bazuar në hetimet e zhvilluara, ekzistojnë dysh ime të bazuara se personat e dy shuar përmes dhën ies së rysh fetit kanë arritur që të marrin subvencione nga Ministria e Bujqësisë, njofton Klan Kosova.

Personat e dyshuar janë qytetarë të komunave të ndryshme të Republikës së Kosovës, dhe të njëjtit sot më 25.02.2021 janë arre stuar nga ana e Drejtorisë për Hetimin e K E dhe Korrupsionit (DHKEK) e PK-së, ndërsa në koordinim me prokurorin e rastit janë intervistuar dhe të njëjtit janë liruar për procedurë të rregullt.

Personat janë arre stuar në lokacione të ndryshme përfshirë komunat në vijim:  tre (3) persona nga Komuna e Istogut, dy (2) persona nga Komuna e Lipjanit, një (1) person nga Komuna e Ferizajt, një (1) person nga Komuna e Prishtinës dhe dy (2) persona nga Komuna e Pejës.

Të gjitha veprimet e mëtejme Policia e Kosovës po i ndërmerr dhe do t’i ndërmerr në koordinim të ngushtë me prokurorin e shtetit dhe për detaje do të njoftoheni me kohë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img