20,04,2024

Një muaj paraburgim për të miturin që vrau një person në Ferizaj

Must Read

Ferizaj – 21 shkurt 2019 – Është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditëve ndaj të miturit Sh.R, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale vrasje e rëndë.

“Gjykata Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të miturit Sh.R shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale vrasje e rëndë , dhe veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve , thuhet në komunikatën e dërguar nga Gjykata Themelore Ferizaj.

“I mituri dyshohet se më 20 shkurt 2019 në Ferizaj, për motive të ulëta nga hakmarrja e paskrupullt, me dashe, në mënyrë dinake ka privuar nga jeta tani të ndjerin M.A, në atë mënyrë që i ofrohet nga mbrapa dhe e qëllon me revole një herë në kokë dhe dy herë në shpinë dhe pasi i ndjeri rrëzohet në tokë, i mituri largohet nga aty, me ç’rast tani i ndjeri M.A ndërron jetë në vendin e ngjarjes”,  thuhet tutje në komunikatë.

Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për të Mitur, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të miturit, e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjetë (30) ditëve.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img