19,04,2024

Niveli i sigurisë në shkollat e Ferizajt, i kënaqshëm

Must Read

Niveli i sigurisë në shkollat e Komunës së Ferizajt gjatë këtij viti ka qenë në nivelin e kënaqshëm. Ky konstatim është nxjerr sot në takimin e Këshillit të prindërve.

Sipas policisë, meritë për këtë nivel u shkon nxënësve, arsimtarëve por edhe Policisë së Kosovës, e cila gjatë këtij viti ka zhvilluar një aktivitet të dukshëm nëpër shkollat fillore dhe të mesme të komunës. Kur është në pyetje siguria nëpër shkolla u fol edhe për projektet që kanë ndikim në sigurinë e nxënësve, sikurse është projekt anti-trafikim i CARITAS-it të Kosovës. Lidhur me këtë aspekt, policia ka kërkuar rritjen e nivelit të bashkëpunimit, ngase më të rrezikuarit nga trafikimi janë nxënësit.

Më pastaj është folur edhe për suksesin e nxënësve gjatë këtij viti shkollor. I pari i Drejtorisë së Arsimit, Muhamet Halili, ka raportuar për ecurinë e suksesit të nxënësve, duke thënë se në të tria niveli, suksesi krahasuar me vitin e kaluara ka shënuar rritje. Të arriturat në fushën e arsimit i ka vlerësuar edhe kryetari i Këshillit të Prindërve të Ferizajt, Nazim Hoxha.

Në fund u tha se po punohet për përmirësimin e infrastrukturës shkollore, ndërsa u paralajmërua se po punohet që gjatë vitit të ardhshëm të fillohet me mësimin gjashtëditor në dy shkolla fillore të komunës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img