25,04,2024

Nitaj: AAK-ja jo vetëm që ka vija të kuqe për PDK-LDK, por atyre ua ka vënë një kryq të madh!

Must Read

nitaj


Anëtari i Kryesisë së AAK-së Muharrem Nitaj, ka deklaruar se nuk është aspak e vërtetë se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, është duke u ofruar me partitë në pushtet, raporton GazetaBlic.

Ai ka thënë, se AAK-ja jo vetëm vija të kuqe, por për pushtetin actual ka vënë një kryq të madh.

“Ka disa opozitarë e pushtetarë që së bashku me mediat e tyre, ranë copë ta dezinformojnë opinionin publik se si AAK po ofrohet me pushtetin, po ofrohet me PDK-në dhe se si nuk paska linja të kuqe. Për të gjithë ata, kam vetëm një fjali: AAK jo vetëm që ka linja të kuqe me partitë në pushtet (PDK-LDK), por atyre ju ka vënë një kryq të madh të kuq”, ka shkruar Nitaj në facebook.

Si rrjedhojë e kësaj, ai ka bërë thirrje që kjo temë të konsiderohet e mbyllur.

“Prandaj, mbylleni këtë storie se u bëtë bajat. Natyrisht nëse kuptoni shqip”, ka shtuar ai. /GazetaBlic/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img