27,04,2024

Nisma për Kosovën tubimin përmbyllës e mban me artistë

Must Read

 

Ferizaj.18.10.2017. Nisma për Kosovën në Ferizaj, tubimin përmbyllës të fushatës zgjedhore e ka mbajtur me artistë të këtij qyteti.

Kandidati për kryetar të Ferizajt nga kjo parti Besnik Berisha, tha se qeveria e tij kujdes të veçantë do t’i kushtoj kulturës.

Ndërsa, kryetari i Nismës për Kosovën Fatmir Limaj, tha se ka ardhur koha që të bëhet ndryshimi.

Nisma për Kosovën në Ferizaj, prezantoi edhe qeverinë nën hije, ku u tha se 6 prej drejtorive do të udhëhiqen nga femrat.

Besnik Berisha tha se këtë veprim e bëri për të treguar se NISMA nuk bën ‘’pazare’’ me emërime të drejtorëve, transmeton Tele izioni Tema.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img