29,03,2024

NISMA e mbyllë fushatën zgjedhore për të parin e Drenasit (Foto)

Must Read

Sipas tyre, shumë qytetarë, anëtarë e simpatizantë të NISMA për Kosovën, ishin sot në mbështetje të kandidatit Isa Xhemajlaj për kryetar të Drenasit.

Të pranishëm në këtë tubim të mbylljes së fushatës për zgjedhjet për kryetar të komunës që do të mbahen më 18 dhjetor në Drenas, ishin; kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA’s, Jakup Krasniqi, kryetari i NISMA’s, Fatmir Limaj, drejtues të AAK’së në Drenas, drejtues të AKR’së në Drenas, anëtarë të kryesisë, dhe deputetë të NISMA për Kosovën.

Në tubimin përmbyllës të fushatës së NISMA’s në Drenas, fjalim rasti për të mbështetur kandidatin e NISMA’s, Isa Xhemajlaj, ka mbajtur kryetari i Këshillit Kombëtar, Jakup Krasniqi, ku tha se ku do që kemi shkuar e këdo qe kemi takuar gjatë këtyre ditëve kemi parë të secili qytetar gatishmëri për të ndryshuar qeverisjen në Drenas.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi falënderoi qytetarët për suksesin e arritur më 4 dhjetor dhe shprehu besimin se më 18 dhjetor do ta sjellin ndryshimin. Këtë ndryshim që ka ndodhur dhe do të ndodh në Drenas, është duke e pritur e gjithë Republika e Kosovës.

Ata të cilët i frikësojnë qytetarët e Drenasit, nuk e dëshirojnë ndryshimin e Drenasit dhe për të mirën e qytetarëve të Drenasit, ata vijnë në Drenas për të marrë vota dhe jo për të mirën e tyre. Më 18 dhjetor do ta sjellim ndryshimin”, ka thënë kryetari i Këshillit Kombëtar, Jakup Krasniqi.

Po ashtu, Krasniqi tha se për këtë liri të shprehjes, kanë votuar edhe parti të tjera, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kandidati i pavarur Xhavit Drenori, Aleanca Kosova e Re, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Fjala.

Kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, në mbylljen e fushatës për zgjedhjet për kryetar të Drenasit, u ka bërë thirrje qytetarëve që të votohet për kandidatin e NISMA’s, Isa Xhemajlaj.

Kryetari i NISMA’s, Fatmir Limaj, tha se Isa Xhemajlaj është kthyer në një figurë shprese, mundësie, bashkuese për qytetarët e Drenasit, se vetëm ky njeri dhe ne të gjithë në mbështetje të tij, mund dhe do ta ndryshojmë qeverisjen në Drenas.

Kryetari i NISMA’s, Fatmir Limaj, tha se sot gjashtë javë më parë kemi filluar aktivitetin elektoral dhe se shkaqet që kanë sjell në zgjedhje të jashtëzakonshme, janë një realitet që s’e kemi dëshiruar.

Kryetari Limaj tha se asnjëherë Drenasi nuk ka qenë më afër ndryshimit të madh. Ftoj qytetarët të mos lejojnë të ndalen dhe atë që keni bërë më 4 dhjetor, vuloseni më 18 dhjetor dhe bëjeni Isa Xhemajlin kryetar të Drenasit.

Ju keni pritur 16 vjet për të parë ndryshimin, bashkohuni dhe bëjeni ndryshimin, kjo fitore do të jetë e vullnetit të Drenasit. Kemi nevojë që Drenasi të japë votën me zemër dhe ajo votë duhet të shkojë tek numri 11, tek Isa Xhemajlaj, u tha qytetarëve të Drenasit, kryetari i NISMA’s, Fatmir Limaj.

Kandidati për kryetar të Drenasit, nga radhët e NISMA për Kosovën, Isa Xhemajlaj, me rastin e mbylljes së fushatës zgjedhore për kryetar të kësaj komune, ka treguar se pse ai është i duhuri për të qenë kryetar i Drenasit.

Isa Xhemajlaj, para shumë qytetarëve të Drenasit, tha se me bindje dhe besim të plotë u them se në çdo takim ku isha gjatë këtyre ditëve, në Drenas jam pritur me dashuri dhe respekt, dhe për këtë u jam mirënjohës të gjithëve.

Po ashtu kandidati për kryetar të Drenasit, Isa Xhemajlaj, qytetarëve të pranishëm u tha se prania dhe përkrahja juaj janë dëshmi se qytetarët janë lodhur dhe dëshpëruar nga kjo qeverisje që 16 vite, premtime të parealizuara, nga ata që po e keqqeverisin Drenasin.

Kandidati për kryetar të Drenasit, Isa Xhemajlaj tha se asnjëherë nuk kam pasur dëshirë të bëhem kryetar si bandat që kanë qenë në pushtet që nga pas lufta.

Dëshiroj të jem bashkë më ju në fronte të luftës për të hapur vende pune, për këta djem dhe vajza. Nuk dua të dëgjoj si deri tash, se si djemtë dhe vajzat e reja duan vetëm të ikin nga vendi i tyre. Një luftë e cila nuk ishte aspak e lehtë, por ju më 4 dhjetor treguat se një parti moniste nuk do ta bëjë këtë, jo pse nuk duan ata, por sepse ju i dhatë kuptim demokracisë në Drenas, tha kandidati për kryetar, Isa Xhemajlaj.

Xhemajlaj po ashtu ka kërkuar nga qytetarët e Drenasit, qëvullnetin për ndryshime ta përsëritin edhe më 18 dhjetor. Është jashtëzakonisht e rëndësishëm për komunën tonë që të bëjmë ndryshime, sepse investitorët nuk do të vijnë kur ne jemi në listën e zezë./Lajmi.net/

 

img_9947-1 img_9933 img_9936

Në mbështetje të kandidatit të NISMA’s për kryetar të Drenasit, ishte edhe gazetari dhe veprimtari i shquar, Milaim Zeka, i cili në fjalën e tij para qytetarëve të pranishëm ka kritikuar ashpër pushtetin, për të cilin tha se është fajtori kryesor për gjendjen e rendë ekonomike e sociale në komunën e Drenasit, dhe jo vetëm. Zeka ka kërkuar nga qytetarët e Drenasit, që më 18 dhjetor të votojnë Isa Xhemajlaj për kryetar të Drenasit.

 

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img