26,04,2024

Nisin punimet në rregullimin e fushës sportive në zonën e Parkut Rahovicë- Mirosalë

Must Read

Kanë nisur punimet në ndërtimin e terreneve sportive  në zonën e pishave  Rahovicë-Mirosalë.

Është ky një projekt infrastrukturor që do ta bëjë më të frekuentueshëm  këtë zonë. Madje me projektin e ndriçimeve dhe parkingjeve që pritet të jetësohen këtë vit, kjo zonë përbënë një arterie me rëndësi në fushën e rekreacionit.

Banorët e kësaj ane thonë se kjo zonë është kthyer  në një interes për qytetarët  të cilët po e vizitojnë me të madhe.

Nga afër, punimet në këtë projekt i ka përcjellë  edhe i pari i Ferizajt, Agim Aliu.

“Bukurive natyrore të vargmaleve në Parkun e Rahovicës-Mirosalës, me punimet që nisëm sot, po i shtojmë edhe fushat sportive, këndet shtesë të lojërave, shtigjet e ecjes, parkingun për frekuentuesit e Parkut, ulëse të mjaftueshme, me të cilat kompletohet gjithë investimi infrastrukturor në këtë zonë turistike, që i jep mundësinë secilit ta shijoj më mirë këtë pasuri të jashtëzakonshme” ka thënë Agim Aliu.

 Në anën tjetër  i pari i Drejtorisë  për Zhvillim ekonomik dhe  Turizëm, Zekir Bytyqi, ka vënë në dukje se infrastruktura përcjellëse në këtë park po plotësohet.

Sipas Bytyqit edhe ky teren sportiv hynë në   kuadër të këtyre projekteve  duke shtuar se ka nisur edhe projekti I shtigjeve për ecje në një pjesë tjetër të kësaj zone.

Banorët e kësaj ane besojnë se komuna do të vazhdojë  me investime në këtë zonë  ndërsa zyrtarët thonë se së shpejti pritet  të nisin edhe disa projekte tjera që do ta përmirësojnë infrastrukturën  në këtë park.

Ky projekt ka një kosto prej 50 mijë euro  dhe pritet të përfundojë brenda dy muajve.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img