26,04,2024

Nisi edicioni i dytë i Panairit të Librit në Ferizaj

Must Read

Mijëra tituj nga dhjetëra botues, u shpalosën sot në stendat e sheshit “Adem Jashari” në Ferizaj, në nisje të Panairit të Librit në qytetin tonë.

Është Klubi Letrar “De Rada” që tashmë ka nisur traditën e këtij organizimi për librin, panairit që po mbahet për të dytin vit me radhë, me mbështetjen e Komunës së Ferizajt dhe Ministrisë së Kulturës.

Për të hapur këtë ngjarje kulturore në Ferizaj, erdhën Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Halil Matoshi, deputetët e Kuvendit, Eliza Hoxha dhe Gazmend Bytyçi, kurse nikoqir i kësaj ngjarje ishte drejtorja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Xhemile Murati Shabani. Ajo duke i uruar suksese të gjithë pjesëmarrësve në panair tha se kultura e leximit, promovimi i artit letrar e ngjarjet e tilla të veçanta gjithnjë janë mbështetur dhe do të vijojnë të mbështeten nga Komuna e Ferizajt.

Kryetarja e Klubit Letrar “De Rada”, Zyrafete Shala, u uroi mirëserdhje shtëpive botuese pjesëmarrëse në këtë panair, gjersa tha se edhe ky edicion është i pasur me tituj të rinj e llojllojshmëri zhanresh letrare që i ofrojnë lexuesve.

Fjalë përshëndetëse në këtë ngjarje patën edhe Zëvendësministri Matoshi si dhe deputetët Eliza Hoxha e Gazmend Bytyçi. Ata vlerësuan këtë ngjarje kulturore si të veçantë ku uruan suksese për organizatorët e shtëpitë botuese pjesëmarrëse dhe ftuan qytetarët ta vizitojnë këtë panair.

Panairi i Librit në Ferizaj mbahet nga data 8 deri më 10 Tetor në sheshin e qytetit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img