27,04,2024

Nisi asfaltimi i rrugës në Tërrn të Ferizajt

Must Read

Zyrtarë komunal në krye me kryetarin, Agim Aliu, deputeten e kësaj ane, Saranda Musliu dhe ish-deputetin, Labinot Tahiri, janë mbledhur sot për asfaltimin e një segmenti të rëndësishëm të rrugës për  banorët e fshatrave Tërrn, Bablak e Luboc të Ferizajt.

“ Më në fund, pritja e kahmotshme e banorëve të Tërrnit- Bablakut- Lubocit po konkretizohet me nisjen e punimeve për ndërtimin e rrugës. Këtë nevojë kaq të domosdoshme, për pritjen kaq të gjatë, e kam thënë: duhet të kërkojnë ndjesë të gjitha qeveritë. Sot, nisi asfaltimi i kilometrave  të parë në këtë projekt, për t’u përfunduar në tërësi në afat të shpejt. Ta gëzojnë banorët e këtyre fshatrave” ka thënë kryetari Aliu.

 E kësaj rruge i është gëzuar edhe deputetja e kësaj ane, Saranda Musliu.

“E gëzofshi rrugën e re të fshatrave Bablak, Tërrn, Lubovc, Koshare e cila nga sot do të jetë lidhja juaj më e lehtë me qytetin e me fshatrat e tjera.Kemi qenë bashkë në protesta për këtë rrugë, e po ashtu edhe nëpër zyra të ministrive e të komunës për t’i eleminuar pengesat me të cilat jemi përballur një kohë të gjatë. Këto sfida u tejkaluan dhe ne sot ecëm bashkë nëpër këtë rrugë moderne, bashkë me kryetarin e komunës së Ferizajt Agim Aliun , këngëtarin e humanistin Labinot Tahirin dhe banorët e shumtë të kësaj zone. Jam e gëzuar për vete dhe për juve.” ka thënë deputetja Musliu.

Por  kjo ngjarje nuk i ka shpëtuar as  ish deputetit Labinot Tahiti, i cili  shumë herë organizojë protesta me banorët e kësaj ane.

“E mbani mend mirë këmbënguljen time dhe të gjithë atyre njerëzve që dilnim në protesta! Sot, ishim se bashku me Kryetarin e nderuar të Ferizajt z.Agim Aliun, deputetja e nderuar e cila ishte vazhdimisht në protesta për këtë rrugë; Saranda Musliu dhe shumë pjesëmarrës. Urime banorëve , dhe mos harroni kurrë , se gjërat e drejta do të vijnë gjithmonë në vendin e tyre” ka thënë Labinot Tahiri.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img