27,04,2024

Nis publikimi i listës së uzurpatorëve të pronave komunale në Ferizaj

Must Read

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu në fushatën zgjedhore të zgjedhjeve lokale, pati dhënë zotimin se në qeverisjen e tij, për herë të parë do të bëhen publike lista e pronave komunale, lista e uzurpatorëve të pronës komunale si dhe lista e shfrytëzuesve të pronës komunale. Në këtë kuadër, gjatë kësaj periudhe qeverisëse është bërë publike lista e pronave komunale të përditësuara nga administrata e Drejtorisë së Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit, evidencë kjo e rëndësishme për planifikimet e ardhshme të pushtetit lokal në shtrirjen dhe implementimin e projekteve zhvillimore në komunën tonë.

Në përmbushje të këtij zotimi, pas një procesi verifikimi dhe përditësimi të të dhënave, sot ka filluar publikimi i listës së uzurpatorëve të pronave komunale në territorin e Ferizajt. Kjo listë do të publikohet në disa pjesë, të ndara në bazë të zonave kadastrale si dhe sipas kriterit të sipërfaqes më të madhe të uzurpuar të pronës komunale. Si pjesë e parë e procesit të verifikimit dhe publikimit të pronave komunale të uzurpuara janë zonat kadastrale Dubravë, Fshat i Vjetër, Jezerc, Komogllavë, Nerodime e Ulët, Nikadin, Rahovicë, Rakaj, Slivovë.

Ditëve në vijim do të publikohet pjesa e dytë e pronave komunale të uzurpuara në zona të tjera kadastrale dhe fare në fund të këtij procesi do të kompletohet në tërësi Raporti i pronave komunale të uzurpuara në të gjitha zonat kadastrale të Komunës së Ferizajt.

Këtë proces në shërbim të transparencës komunale po e udhëheq Kryetari i Komunës, Agim Aliu të zbatuar nga Drejtoria e Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit.

Organet përkatëse komunale përkitazi me këto prona dhe uzurpimin e tyre kanë lëshuar njoftimet me udhëzimet përkatëse, moszbatimi i të cilave krijon kushtet për procedim gjyqësor nga ana e autoriteteve komunale ndaj uzurpatorëve.

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu është i vendosur të zbatoj plotësisht zotimin e tij për transparencë të plotë sa i përket pasurisë komunale dhe ditëve në vijim përgjatë këtij procesi do të publikohet edhe lista e shfrytëzuesve të pronave komunale.

Autoritetet komunale ftojnë organet e drejtësisë dhe qytetarët që të hetojnë gjegjësisht denoncojnë rastet e uzurpimeve të pronave komunale për të cilat organet lokale mund të mos kenë informacionin e nevojshëm, kurse mos lirimi i tyre përbën shkelje ligjore dhe si i tillë do t’i procedohet organeve gjyqësore për shqyrtim.

Ditëve në vijim, do të publikohen edhe pjesë të tjera të listës së uzurpatorëve, sipërfaqes së uzurpuar, ngastrave kadastrale të pronave komunale të uzurpuara në zona të tjera kadastrale..

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img