26,04,2024

Nikoliq: Nëse BE-ja na kushtëzon me njohje të Kosovës, do ta refuzojmë anëtarësimin

Must Read

01-Tomislav-Nikolic-780x439-750x375

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, ka vazhduar t’i qëndrojë besnik deklaratave të tij se nuk do të pranojnë antarësimin në BE, nëse ai kushtëzohet me njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Nikoliq ka thënë se Serbia dëshiron ta organizojë vendin në të njëjtën mënyrë ashtu siç janë të rregulluara vendet e Bashkimit Evropian, dhe t`i përmbush të gjitha kushtet, por me të vetmin kusht që ka për Evropën, e i cili është që kurrë të mos kërkojë nga ajo njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Këto deklarata Nikoliq i ka bërë në një intervistë për televizionin grek Corfu TV, ku ndër të tjera ka shtuar se “Nuk do të jemi anëtar i një unioni që do të na kërkonte këtë, dhe unë u jam mirënjohës të gjitha vendeve që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, në mesin e të cilave është edhe Greqia jonë e dashur”.

Ndërsa, i pyetur nëse i pëlqen kjo Evropë anëtare e së cilës dëshiron të jetë Serbia, Nikoliq ka thënë se “Evropë më të mirë s`kemi”.

Presidenti serb ka folur edhe siç ka thënë ai për miqësinë greko – serbe të krijuar me gjak e cila sipas tij do të duhet të zgjasë përgjithmonë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img