29,03,2024

Nga orteku në Brezovicë vdes djali i akademik Nexhat Dacit, Arian Daci

Must Read
Arian Daci është personi që vdiq pasi e ka zënë orteku i borës në Brezovicë. Ai ishte zëvendësministër i Diasporës, dhe djali i akademikut Nexhat Daci.

Drejtori i Agjencisë për Mbrojtje të Mjedisit në Kosovë, Ilir Morina, ka deklaruar se një ortek bore ka ndodhur në Brezovicë, ku si pasojë një person ka vdekur.

“Mbikëqyrësi i qendrës që e ka angazhuar agjencia, ka shpëtuar një person, duke e nxjerr në çastet e fundit të jetës. Ndërsa, personi i tjetër ka vdekur, që mendohet se është djali i Nexhat Dacit, Arian Daci. Kështu kam informacione nga vendi i ngjarjes”, tha Morina.

Sipas tij, ata kanë shkuar në Brezovicë dhe kanë bërë sporte ekstreme jashtë stazhës, gjë që dyshohet se ka shkaktuar ortekun

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img