25,04,2024

Nga nesër punonjësit e institucioneve publike që s’kanë certifikatë të vaksinimit ose teste, s’do të lejohen në punë

Must Read

Të gjithë punonjësit e institucioneve publike, si dhe personeli i ndërmarrjeve publike në pronësi të Qeverisë apo komunave, nga nesër duhet të posedojnë certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një doze të vaksinës kundër COVID-19, teste ose dëshmi se këta persona kanë kaluar COVID-in, për t’iu lejuar hyrja në ambientet e punës.

Sipas vendimit të Qeverisë, ata persona përveç certifikatës së vaksinimit mund të hyjnë në ambientet e punës edhe me testin RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 72 orë, dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik –IgG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve ose test i shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë).

Po ashtu, nga nesër edhe stafi në të gjitha institucionet publike dhe private të të gjitha niveleve të arsimit, duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e cekura më lart.

Ndërkohë, janë paralajmëruar se ata që nuk sjellin dokumentet e kërkuara nuk do të lejohen të hyjnë në vendin e punës dhe mungesa nuk do të konsiderohet e arsyeshme, gjë që pastaj edhe pritet të ketë sanksione të parapara me ligj dhe rregullore.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img