25,04,2024

Nga e diela pjesërisht mbyllet për qarkullim të automjeteve rruga 12 Qershori

Must Read

Më datë 11.04.2021 duke filluar nga ora 07:00 deri në përfundim të punimeve, do të bëhet ndërprerja e përkohshme e qarkullimit në trafik në mënyrë të pjesshme për të gjitha mjetet motorike në rrugën urbane “12 Qershori”, pikërisht mbyllja do të filloj nga kryqëzimi me rrugën urbane “Agim Matoshi” deri te kryqëzimi me rrugën urbane “Enver Topalli”, ku pastaj kjo ndërprerje e trafikut në mënyrë parciale do të vazhdoj në tërë gjatësinë e aksit rrugor, praktikisht deri te kryqëzimi me rrugën urbane “Madeleine Albright”.

Arsyeja e kësaj ndërprerje e qarkullimit në trafik në mënyrë parciale në tërë aksin e rrugës urbane “12 Qershori” do të bëhet me qëllim të sanimit të gropave që janë krijuar dhe rregullimit të kapakëve të pusetave të kanalizimit fekal dhe atmosferik.

Kërkojmë nga ana e qytetarëve që të kenë mirëkuptim dhe t’i shfrytëzojnë rrugët alternative, kurse nga Policia e Kosovës në Ferizaj kërkojmë që në këto ditë me një intensitet më të shtuar të policëve të kryejnë mbarëvajtjen dhe sigurinë në trafik, thuhet në njoftimin e komunës së Ferizajt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img