24,04,2024

Nga 131 premtime, Komuna e Lipjanit realizoi vetëm 39

Must Read

Organizata Joqeveritare, ‘Youth Association for Human Rights (YAHR)’ ka publikuar raportin e monitorues të trembëdhjetë, bazuar në monitorimin e punës së Komunës së Lipjan, gjatë periudhës Janar – Qershor 2016.

Kjo organizatë njofton se monitorimi është fokusuar në Ekzekutivin e Komunës dhe ka përfshirë fushat e premtimeve të kryetarit të komunës, transparencës dhe llogaridhënies, demokratizimit dhe qeverisjes së mirë, zhvillimit urban e ekonomik, arsimit dhe shëndetësisë.

“Nga 131 premtime, kemi vetëm 39 të realizuara plotësisht ose 29.77 %, ndërsa 33 premtimeve ose 25.19 % prej tyre ka lëvizje për realizim dhe 59 premtime ose 45.03 % nuk kemi asnjë lëvizje konkrete në realizimin e tyre”, thuhet në raportin e YAHR.

Lidhur me transparencën dhe llogaridhënien e ekzekutivit ndaj qytetarëve, YAHR thotë se ende po vazhdohet me një nivel të ultë në këto dy shtylla të qeverisjes së mirë, pasi që kryetari Imri Ahmeti vazhdon t’i mbajë të mbyllura dyert për organizatën e shoqërisë civile YAHR në mbledhjet e Bordit të drejtorëve.

YAHR, e ka konsideruar ndryshim pozitiv qasjen në dokumentet publike të kësaj komune, krahasuar me vitet e tjera.

“Kemi një ndryshim pozitiv krahasuar me raportin e kaluar, ku gjatë vitit 2015 asnjë herë nuk na është lejuar qasja në dokumente publike, ndërsa tani na është lejuar në tri raste. Po ashtu pas presionit të vazhdueshëm dy vjeçar nga ana e shoqërisë civile ekzekutivi është detyruar që më në fund t’i bëjë publike vendimet për ndarje të subvencioneve nga zyra e kryetarit”, thuhet tutje në raport.

Sa i përket Drejtorisë Komunale të Prokurimit gjatë kësaj periudhe raportuese, në raport thuhet se ka filluar një dinamike më e mirë e aktiviteteve.

“Gjatë periudhës Janar- Maj 2016 , kemi 63 tenderë të shpallura nga të cilat kemi 5 tenderë ose 24.65 % të ri-tenderuar dhe 39 kontrata të nënshkruara nga operatorë të ndryshme duke filluar prej furnizimeve me material shpenzues për zyrë deri tek investimet kapitale”, bëhet e ditur në raportin e YAHR.

Vërejtje janë gjetur edhe ndaj Agjencinë Kundër korrupsionit, ku AKK i rekomandon Komunës së Lipjanit anulimin e tenderit “Furnizimi me fidanë të mjedrës dhe sistemit të ujitjes në sipërfaqe prej 5.6 ha.

“Kemi dy aktivitete të anuluara nga OSHP-ja, me 27 Janar 2016 lidhur përzgjedhjen e kompanisë projektuese-projektime të kanalizimeve, rrugëve, ujësjellësve, planeve zhvillimore-urbane në KK Lipjan, pastaj me 9 Qershor 2016 lidhur me mirëmbajtjen dhe servisimin e automjeteve të institucioneve Komunale ku kjo lënda është kthyer në ri-tenderim nga Organi Shqyrtues i Prokurimit”, theksohet në raport.

Ndërsa, si shenja pozitive për këtë periudhë është konsideruar vazhdimi i performancës së mirë në arkëtimin e të hyrave vetanake nga Drejtoria për Buxhet.

“Deri me datën 14 qershor janë inkasuar 544,430.12 euro ose 32.99 % nga planifikimi vjetor buxhetor që është 1,650,000.00 euro për vitin 2016. Kra hasuar me periudhën e njëjtë me vitin e kaluar 2015 ka një rritje 30.09 %”, thuhet në fund të raportit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img