Ferizaj

Nesër shënohet 28 Shtatori – Dita e Dëshmorëve të Komunës së Ferizajt


Publikuar më:


Nesër në Ferizaj shënohet 28 Shtatori- Dita e Dëshmorëve të Komunës së Ferizajt

Për të shënuar këtë ditë  OVL e UÇK-së dega Ferizaj ka organizuar disa aktivitete. Gjatë ditës së sotme është organizuar  “Ecje e lirë” nga Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste “Lybeteni” dhe DKRS – Sektori i Rinisë – Ferizaj. Ndësra për nesër aktivitetet fillojnë që në orët e hershme të mëngjesit  me maratonë vrapimi, për të vazhduar me  homazhe  te varrezat e Dëshmorëve të Kombit  dhe në fund  Përurimi i Pikës 6 – Jezerc – faza I-rë  në kuadër të Parkut memorial të UÇK-së  në  Jezerc

Ky është njoftimi i OVL e UÇK-së dega Ferizaj

Të nderuar familjarë të Dëshmorëve të Kombit, Invalidë dhe Veteranë të UÇK-së, të nderuar bashkëqytetarë/e, jeni të ftuar në të gjitha aktivitetet e organizuara si më poshtë, organizime këto në nder të Ditës së Dëshmorëve të UÇK-së Komuna e Ferizajt, përkatësisht përvjetorit të 22-të  të Epopesë së Jezercit:

27.09.2020 – e Diele

08:00 – Sheshi i qytetit “Adem Jashari” – Ecje e lirë – organizuar nga Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste “Lybeteni” dhe DKRS – Sektori i Rinisë – Ferizaj.

28.09.2020 – e Hëne

05:00 – Varrezat e Dëshmorëve të Kombit – Ferizaj – maratona e vrapimit 42 km – organizuar nga OVL – UÇK-së dega Ferizaj – pjesëmarrës veteranët dhe ushtarët e FSK-së;

10:00 – Homazhe në varrezat e Dëshmorëve të Kombit – Ferizaj;

11:30 – Përurimi i Pikës 6 – Jezerc – faza I-rë në kuadër të Parkut memorial të UÇK-së – Jezerc.

Ardhja juaj nderon gjakun, veprën dhe sakrificën e Dëshmorëve për Liri.

Lavdi jetës dhe veprës së Dëshmorëve të Kombit!

To Top