07,07,2025

Nesër rikthehen protestat e “Revolucionit shumëngjyrësh”

Must Read

Në njoftimin e revolucionit mes të tjerash theksohet se kohëve të fundit siç thuhet mediat e kontrolluara nga i dyshuari Gruevski kanë nisur fushatën kundër Katica Janevës dhe tërë Prokurorisë Speciale.

Revolucioni shumëngjyrësh gjithashtu ka akuzuar liderin e VMRO-DPMNE-së se po e shfrytëzon çdo mundësi për të bllokuar punën e Speciales, ndërsa Gjykata Kushtetuese ende nuk ka caktuar seancën për të shqyrtuar nismën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Speciales.

Sipas revolucionit shumëngjyrësh deputetët e VMRO-DPMNE-së refuzojnë të miratojnë ndryshimet e nevojshme ligjore për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe ta vazhdojnë afatin e Prokurorisë Speciale dhe kjo i ka detyruar që protestuesit të kthehen rrugëve të Shkupit./Alsat.M

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj – Gënjeu se iu vodh vetura 130 mijë euroshe, identifikohet nga policia shtetasi i Maqedonisë së Veriut

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të kallëzimit të rremë, i cili dyshohet se është bërë me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img