Ferizaj

Nesër fillon sezoni pranverore në Superligën e Kosovës, “Ujqit” ftojnë për mbështetje të FC Ferizaj


Publikuar më:


Këtë fundjavë edhe zyrtarisht fillon edicioni pranveror në Superligën e Kosovës

Skuadra e Ferizajt ishte një nga skuadrat që kishte probleme të brendshme por që ka arritur t’i kaloj disi.

Sot bardhekaltërit morën një lajm të mirë pasi që tifo-grupi ‘Ujqit’ do të jetë prezent në stadium për ta mbështetur skuadrën e zemrës.

Këtë gjë klubi ferizajas e ka konfirmuar përmes një postimi në faqen zyrtare në ‘facebook’.

“Të shtunën fillon sezoni pranëveror në Superligën e Kosovës në futboll, ku skuadra jonë zhvillon ndeshjen si vendasj ndaj Feronikelit.

Tifogrupi ynë Ujqit pritët të jetë prezent në stadion për t’i dhënë mbështetje klubit tonë. Ujqit gjithmonë kanë qenë pranë FC Ferizaj, si në ditë të vështira por edhe në dite te mira.

Mbledhja e tifozëve tanë bëhet prej orës 12;00 para stadionit të qytetit, ndersa ndeshja fillon në ora 13;00.

Eja edhe ti, sepse vetëm të bashkuar mund t’i arrijmë synimet tona.” shkruhet në njoftim.

To Top