23,04,2024

Nesër fillon regjistrimi i nxënësve në klasat e dhjeta në Ferizaj

Must Read

Drejtoria e Arsimit në Ferizaj ka shpallur konkursin për regjistrimin e nxënësve në klasat e dhjeta.

 Drejtori i Arsimit në Ferizaj, Afrim Llabjani, sot ka mbajtur një takim me drejtorët e shkollave të mesme në Ferizaj ku u bisedua për regjistrimin e nxënësve në klasat e dhjeta  dhe për organizimin e Mbrëmjes së Maturës.

 Në këtë takim Drejtori Llabjani ka propozuar që konkursi për regjistrim në shkollat e mesme të ndahet në dy grupe.

“Në grupin e parë do të jenë shkolla e Mjekësisë, Shkolla  Teknike, Shkolla ekonomike dhe Shkolla e Agrobiznesit dhe regjistrimi do të bëhet nga dita e nesërme , 29 Qershor deri më 01 Korrik. Ndërsa në grupin  e dytë do të bëhet regjistrimi në dy Gjimnazet dhe në Shkollën e Muzikës.”ka thënë Drejtori Afrim Llabjani.

Ndarjen  e  shkollave  në dy grupe për regjistrim në klasat e dhjeta Llabjani e ka arsyetuar me faktin se  kështu do tu jepet mundësi  nxënësve, e sidomos atyre me sukses të shkëlqyeshëm.

“Konkursi në të njëjtën kohë në Gjimnaze dhe Shkollën e mjekësisë  ka qenë një hendikep për nxënësit e shkëlqyeshëm, të cilët në shumicën e rasteve kanë konkurruar në shkollën e mjekësisë dhe për shkak të numrit  të kufizuar atje shumë nxënës të shkëlqyeshëm kanë mbetur jashtë listave  të regjistrimit. Tani kjo kategori e nxënësve e ka edhe një rast që nëse konkurrojnë në shkollën e mjekësisë dhe nuk gjenden në listat e të pranuarve, e kanë  mundësinë që të konkurrojnë ne Gjimnaze. Besoj që me këtë edhe gjimnazet e kanë një mundësi që  të kenë një kategori të nxënësve shumë më të mirë por edhe për ata që nuk janë regjistruar në shkollën e mjekësisë sërish është një rast I mirë. Këtë mundësi u kemi ofruar pasi nuk  do të ketë më shtuarje të nxënësve nëpër këto shkolla sepse jemi të bindur se nxënësve të cilët konsiderohen elitë  (të shkëlqyeshëm) po ju ofrojmë dy raste.

Konkursi për shkollar profesionale, Shkolla e Mjekësisë “Elena Gjika”  Shkolla Teknike “Pjetër Bogdani” Shkolla e Agrobiznesit dhe Teknologjisë “Zenel Hajdini” dhe Shkolla Ekonomike “Faik Konica” do të jetë I hapur nga nesër, 29, 30 Qershor dhe 01 Korrik/

Ndërsa Konkursi për Gjimnazin Shkencorë :Kuvendi I Arbrit” , Gjimnazin shoqëror “Dr. Shaban Hashani” dhe shkollën e muzikës “Çesk Zadeja” do të jetë i hapur  më 5.6 dhe 7 Korrik 2021.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjen kuletën me 320 euro, qytetari nga Ferizaj e dorëzon në polici

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe ka dorëzuar atë në polici. Policia njofton se në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img