25,04,2024

Nesër bëhet mbyllja e përkohshme e një shiriti të rrugës “Ahmet Kaçiku”

Must Read

Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencës njofton qytetaret ferizajas se nesër më datën 23.11.2022 (E mërkure) duke filluar nga ora 07:00 deri në përfundim të punëve do të bëhet mbyllja e përkohshme e njërit shirit të komunikacionit në rrugën urbane “Ahmet Kaçiku”, konkretisht segmenti prej kryqëzimit me rrugën “Emin Duraku”, e deri te kryqëzimi me rreth rrotullim te Stacioni Policor në Ferizaj, do të jetë rrugë ku komunikacioni do të zhvillohet në një kahe, për arsye të rregullimit të pusetave të kanalizimit fekal dhe asfaltimit të një shtrese.

Andaj kërkojmë nga ana e qytetarëve që të shfrytëzojnë rrugët alternative dhe të kenë mirëkuptim deri në përfundimin e punëve, ndërsa nga Policia e Ferizajt kërkojmë që me një intensitet më të shtuar të policëve të kryejnë mbarëvajtjen dhe sigurinë në trafik.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img