19,04,2024

Nesër bëhen Homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit të UÇK-së në Ferizaj

Must Read

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – dega Ferizaj ka ftuar të gjithë qytetarët të marrin pjesë në Homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit të UÇK-së në Ferizaj në shënim të ditëve të Epopesë së UÇK-së

FTESË PËR HOMAZHE – 
5, 6 dhe 7 MARS – DITËT E LAVDISË DHE KRENARISË

Të nderuar bashkëqytetarë, familjarë të Dëshmorëve të Kombit, Invalidë dhe Veteranë të UÇK-së, në nder të Epopesë së UÇK-së, ftoheni nesër me datë: 06.03.2019 ora 10:00, në homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit të UÇK-së në Ferizaj.

5, 6 e 7 Marsi janë ditët e lavdisë e krenarisë, janë ditët e sakrificës, shpresës dhe mbijetesës mbarë kombëtare, janë ditët që i dhanë dhe i japin jetë të ardhmës sonë!

Lavdi komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari!🇦🇱

Lavdi dëshmorëve të kombit dhe gjithë martirëve të lirisë!🇦🇱

Ardhja juaj nderon gjakun, veprën dhe sakrificën e dëshmorëve për liri!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img