26,04,2024

“Nëse nuk kthehemi ne, në Aleppo do të kthehen fëmijët tanë”

Must Read

Sipas informacioneve të marra nga gazetari i AA-së që ndodhet në Aleppo, mësohet se vazhdojnë përgatitjet për nisjen e një autokolone me 15 autobusë, për te evakuuar 700 persona.

Në fazën e fundit të evakuimeve 700 automjete personale dhe 20 autobusë dolën nga lindja e Halepit dhe arritën në rajonin Rashidin, ndërsa 4 autobusë u evakuuan nga rajoni Fua dhe Keferja në të njëjtën kohë.

Deri më tani nga lindja e Aleppos janë evakuuar rreth 40 mijë refugjatë dhe opozitarë. Ndërsa të evakuuarit thonë për AA se shpresojnë që një ditë të rikthehen në Aleppo.

Salih Muhammed i cili u evakuua ditën e djeshme nga Aleppo thotë se i kanë mbajtur 2 ditë në pikën e kontrollit në Ramuse nga ana e regjimit.

“Në pikën e kontrollit kishte vetëm ushtarë iranianë dhe rusë. Nuk kishte asnjë ushtar sirian”, ka thënë Muhammed dhe më pas shton se ka kaluar dy netë të ftohta në autobus.

“Zoti qoftë i kënaqur nga Ushtria e Lirë Siriane (ULS). Ata na dhanë çdo gjë. Ndërsa regjimi nuk na dha as ujë”, ka thënë Muhammed.

Duke theksuar se një ditë do të kthehet patjetër në Aleppo, Salih Muhammed ka shtuar: “Aleppo është qyteti jonë. Ne jemi populli i Aleppo. Nëse nuk kthehemi ne në Halep, fëmijët tanë do të kthehen patjetër. Nëse edhe ata nuk do të mund të kthehen atëherë nipërit tanë do të kthehen patjetër.”

 

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img