25,04,2024

Nënshkruhet memorandumi për fuqizimin ekonomik e social të grave

Must Read

Paraditen e sotme, i pari i Ferizajt, Agim Aliu bashkë me Kryesuesen e Kuvendit të Komunës, Kristina Gashi Bytyçi pritën në takim drejtuesit e organizatës Woman 4 Woman, qëllimi i së cilit ishte nënshkrimi i memorandumit të mirëkuptimit për fuqizimin ekonomik e social si dhe përfshirjen në proceset vendimmarrëse të grave.

Ky memorandum që u nënshkrua sot, parasheh koordinimin institucional të veprimeve mes Komunës së Ferizajt dhe organizatës së lartcekur me qëllim që pozita e gruas në sferën ekonomike, sociale e vendimmarrëse të avancohet.

Drejtuesit e organizatës Woman 4 Woman thanë se Komuna e Ferizajt qëndron në një shkallë të konsiderueshme zhvillimi e përparimi në këtë fushe, ndonëse lypsen ende veprime për fuqizimin e mëtejmë të kësaj fushe. Kryetari Aliu tha se qeverisja e tij, ka vullnetin e plotë e gjithë energjinë që këtë kauzë ta sensibilizoj edhe më tutje përmes veprimeve konkrete, ndonëse Ferizaj paraqet një model për mundësinë dhe fuqizimin e grave në pozita të rëndësishme vendimmarrëse.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img