28,03,2024

Nënshkruhet marrëveshja për funksionalizimin e fenomenit të Bifurkacionit

Must Read

Bifurkacioni

Komuna e Ferizajt dhe Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor (MASPL) kanë nënshkruar të mërkurën një marrëveshje bashkëpunimi në bazë të së cilës parashihet funksionalizimi i fenomenit të Bifurkacionit.

Gjatë një takimi që ka zhvilluar kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa, me të parin e Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, janë dhënë edhe detaje të kësaj marrëveshjeje me ç’rast është thënë se po fillohet me realizmin e një projekti të madh që lidhet me funksionalizimin e këtij fenomeni.

“Shpresoj që kompanitë përfituese të tenderit për hartimin e projekteve, shumë shpejtë do të marrin detyra konkrete projektuese për realizimin e këtij projekti tepër të rëndësishëm për komunën e Ferizajt. Projekt ky që tashmë gjendet edhe në kodin buxhetor të buxhetit të Republikës së Kosovës do të ketë elemente tepër të rëndësishme dhe të mëdha obliguese për të gjithë ata që merren me hartimin e buxhetit si dhe për MEF-in që në kuadër të propozimit nga MAPL-ja të gjinden mjete shtesë të cilat në segmente të ndryshme do të arrijnë t’i funksionalizojnë dy degët e këtij bifurkacioni në shuma që për këtë moment janë gati tepër të mëdha që kapin shumën deri 5 milion. Por ne, do të jemi shumë të nderuar nëse arrijmë që në të dy degët paralelisht brenda këtij viti të investojmë shuma më të mëdha se nga 100 mijë euro”, ka thënë kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa, pas takimit me ministrin Agani.

Duke u ndërlidhur me veprimet që do të ndërmerren në lirimin e rrjedhës përgjatë këtij fenomeni, kryetari Svarqa, ka vë në dukje se do të aktivizohen të gjitha mekanizmat që ka komuna në dispozicion në identifikimin e pengesave të rrjedhës së ujit.

“Ju e keni fjalën tek supozimet që ka ndërhyrje përmes mureve të betonit në pjesë të lumit, ne do t’i hulumtojmë ato dhe zotohemi se do t’i realizojmë ato qoftë edhe ndërhyrje të dhunshme sepse kemi të bëjmë me një fenomen që është pasuri e rrallë me të cilën mund të krenohet Evropa”, ka shtuar Svarqa, për të thënë se kjo varet edhe nga shpejtësia e hartimit të planeve dhe projekteve.

Në anën tjetër duke folur për obligimet që ka marr Ministria e Ambientit, në këtë projekt, ministri Agani, ka nënvizuar se se Ministria ai që drejton është e vendosur që ky fenomen të funksionalizohet në mënyrë të plotë dhe të fillohet me punën në këtë drejtim.

“Komuna e Ferizajt do ta ketë mbështetjen tonë në çdo fazë të implementimit të këtij projekti përfshirë edhe mbështetjen e duhur financiare .Unë kam biseduar edhe në nivel qeveritar për këtë projekt, ekziston vullneti politik që projekti të realizohet në faza në pajtim natyrisht me mundësitë buxhetore të shtetit por në vazhdimësi dhe pa ndërprerje”, ka thënë Agani.
Siç dihet, Qeveria e Kosovës, ka nxjerrë një vendim paraprak për shpalljen e këtij fenomeni natyror si pasuri natyrore.

“Do të vazhdojmë me hapat e nevojshëm ligjor në mënyrë që kjo zonë të merr statusin e duhur juridik dhe të jenë në dispozicion të plotë të komunës së Ferizajt dhe shtetit të Kosovës. Natyrisht bëhet fjalë për një projekt të madh shumë milionësh por që do ta realizojmë në faza”, ka shtuar ministri Ferid Agani.

Bifurkacioni i lumit Nerodime është një fenomen i rrallë natyror, njihet si i dyti në botë, dhe cili këtë lumë e ndanë në dy degë dhe të cilat derdhen në dy detra.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img