26,04,2024

Nënshkruhen marrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë për hekurudhat dhe autostradat

Must Read

Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshjen për hapjen e linjës hekurudhore dhe marrëveshjen për autostradat.

Pak para se të nisë Konferenca e Sigurisë në Munih është firmosur letra e shprehjes së interesit për autostrada dhe letra e shprehjes së interesit për linjën hekurudhore.

Përmes këtyre letrave, Kosova dhe Serbia shfaqin gatishmërinë për rihapjen e rrugëve që janë pjesë e korridoreve hekurudhore dhe rrugore, si dhe për ndërtimin e rrugëve të reja që lidhin dy kryeqytetet me njëri-tjetrin ashtu si edhe me Europën.

Këto marrëveshje janë arritur me ndërmjetësimin e ambasadorit amerikan në Gjermani Richard Grenell që njëherit është edhe i Dërguari i Posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi.

Ujditë janë firmosur në prani të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në muajin janar, Kosova dhe Serbia nënshkruan edhe ujdinë – e cila erdhi befasishëm – për rihapjen e linjës ajrore mes Prishtinës dhe Beogradit.

Kjo dinamikë e re në raportet mes Kosovës dhe Serbisë vjen pas angazhimit të drejtpërdrejtë të të Dërguarit të Posaçëm të presidentit amerikan për dialogun, Richard Grenell.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img