Editorial

Nehat Mustafa: PO zëvendësimit të orëve të humbura gjatë grevës


Publikuar më:


Tanimë kur procesi mësimor është normalizuar në të gjitha shkollat, SBASHK dhe Këshilli i Prindërve duhet ta përkrahin zëvendësimin e orëve të humbura.

Duhet bërë përpjekje maksimale që të rikuperohen sa më shumë që është e mundur pasojat e orëve të humbura. Prandaj, kërkohet një angazhim serioz nga MASHTI dhe DKA që të planifikojnë , organizojnë dhe monitorojnë zëvendësimin e orëve të humbura.

QEVERIA përdori gjithë mekanizmat e saja për ti ndëshkuar mësimdhënësit me mos pagesën e pagave. SBASHK dhe mësimdhënësit e tejkaluan vetveten dhe ju rikthyen punës në shkolla. Edhe pse me vonesë, QEVERIA bëri mirë që lëvizi në drejtim të ekzekutimit të pagave.

Tani duhet ulur tensionet dhe QEVERIA  e MASHTI duhet të distancohen nga eksponentët ( ministra e deputetë)  dhe partnerët e tyre të cilët vazhdojnë që pa fije turpi,  e të orkestruar  ti fyejnë, akuzojnë e etiketojnë mësimdhënësit.

Shoqëria jonë nuk duhet të lejojë që përfaqësuesit e organizatave joqeveritare që menaxhojnë buxhete milionëshe të krijojnë opinione antimësimdhënës.

Përfundimi i një beteje pa fitues ka prodhuar vetëm humbës, e humbësit më të mëdhenj kanë qenë nxënësit. Është koha të reflektojmë të gjithë, e mbi të gjitha kërkohet një reflektim serioz nga QEVERIA e MASHTI.

To Top