28,03,2024

Në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj certifikohen 40 studentë për programin Leader Approach

Must Read

Organizata Ndërkombëtare Leadership Development Association Balkan, me mbështetje të Komunës së Ferizajt dhe në bashkëpunim me Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, kanë organizuar ceremoninë e certifikimit për 40 studentë të këtij Universiteti që kanë ndjekur trajnime për programet LEADER Approach.

Në këtë ceremoni fjalë rasti ka pasur Drejtori Ekzekutiv i degës së LDA-së në Kosovë z.Qëndrim Hoxha i cili ka vlerësuar lartë bashkëpunimin me Komunën e Ferizajt, kryetarin Agim Aliu dhe drejtoreshën znj. Xhemile Murati- Shabani, ndërsa është shprehur i kënaqur, duke thënë se kjo ngjarje u bë eventi i parë që shënon fillimin e realizimit të memorandum të bashkëpunimit që u nënshkrua javë më parë me Rektorin e UShAF Prof.dr Agron Bajrakti, të cilin e falënderojmë për bashkëpunim.

Rektori Bajraktari si nikoqir i eventit është shpreh i kënaqur që studentët e këtij Universiteti po përfitojnë nga këto trajnime duke thënë se do jetë i hapur ta vazhdoj rrugën e bashkëpunimit me komunën e Ferizajt dhe LDA-në çdo herë në të mirë të studentëve.

Drejtorja për Kulturë Rini dhe Sport në Komunën e Ferizajt znj.Xhemile Murati – Shabani, tha se  organizimi i kësaj ceremonie  të certifikimit për dyzetë (40)  studentë përfitues të trajnimeve për LEADER Approach që vijnë nga UShAF tregon më së miri entuzismin që ka rinia, ndërsa Komuna e Ferizajt çdo herë do jetë e gatshme për të bashkëpunuar me të rinj dhe për t’i mbështetur ata.

Realizimi i këtij projekti ka filluar në muajin Tetor nga organizata LDA Balkan me  mbështetjen e  Komunës së Ferizajt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img