29,03,2024

Në Spitalin e Ferizajt gjatë vitit 2018 u lindën mbi 1500 foshnje dhe u kryen 1161 operacione në kirurgji

Must Read

Në vitin që lamë pas në Spitalin e Ferizajt, në repartin e Gjinekologjisë u lindën  1508 foshnje. Sipas drejtorit të Spitalit të Ferizajt, Jeton Zeqiri,  këtë vitë ka pasur më shumë lindje se vitin paraprak 2017 ku në  repartin e Gjinekologjisë kishin lindur 1486 foshnje.

Sipas statistikave që ka  ky repart në vitin   2018 u lindën  1508 foshnje apo 22 më shumë se vitin 2017.

Por kjo nuk mund të merret si një statistikë  e saktë e lindjeve të përgjithshme në Ferizaj pasi ka shumë raste, e sidomos lindjet e para  orientohen në QKUK, në Prishtinë.

Sidoçoftë rritja e numrit të lindjeve në Spitalin e Ferizajt ka dy arsye. Ajo që  ka filluar të rritet besimi në stafin  profesional  të  repartit të  gjinekologjisë por edhe rritja natyrale e lindje në  regjionin e Ferizajt.

Në anën tjetër  një aktivitet të shtuar ka pasur edhe  reparti i kirurgjisë i cili  ka kryer një numër shumë më të madh  të operacioneve kirurgjike.

Në repartin e Kirurgjisë  në vitin 2018 janë kryer  1161 operacione,  ku 975 kanë qenë operacione kirurgjike, kryesisht abdominale, dhe 186 operacione ortopedike.

Shefi i repartit të kirurgjisë në Spitalin e Ferizajt, Sylejman Metushi, këtë  e konsideron si një sukses bazuar në kushtet dhe kapacitetet momentale që disponon  ky spital.

“Aktualisht  jemi punomë në kushte të vështira pasi kemi mungesë të shtretërve si dhe vetëm një sallë të operacionit. Me gjithë këtë  gjatë ditëve të punës në këto kushte   janë kryer prej 5 deri 11 operacione në ditë.” ka thënë  Sylejman Metushi.

Metushi është optimistë se me ndërtimin e Spitalit të ri të Ferizajt do të jenë në gjendje që të ofrojnë më shumë shërbime .

“Në Spitalin e ri krahas kirurgjisë  abdominale  do të ketë reparte në vete Ortopedia, Urologjia,  ORL, Oftamologjia, kirurgjia e fëmijëve, e ku pritet që të gjitha këto të kenë shtretërit   dhe sallat e operacionit  për secilin repart” tha Metushi.

Aktualisht në repartin e kirurgjisë  janë të angazhuar 5 kirurg, 3 anesteziolog, 4 ortoped dhe një urolog

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img