28,03,2024

Në Skenderaj dhe Vushtrri policia konfiskon dy pistoleta

Must Read

pistoleta

Në dy lokacione të ndryshme në Vushtrri dhe në Skenderaj Policia ka konfiskuar dy armë të llojit pistoletë.

Siç raporton policia rasti i parë është regjistruar në zonën e stacionit policor në Vushtrri, në një rast të raportuar ‘lëndim trupor’, ku dy persona kishin pësuar lëndime.

“Policia ka identifikuar dy persona të dyshuar të përfshirë në rast: S. F. 29 vjeçar, dhe B. F. 20 vjeçar, ku përveç arrestimit të dy të dyshuarve tek të njëjtit Policia ka konfiskuar edhe një pistoletë, për të cilën nuk posedonte leje për armëmbajtje. Ndaj dy të dyshuarve të S. F. dhe B. F. të përfshirë në rastin ‘lëndim trupor’ u është caktuar masa e ndalimit policor, si dhe ndaj të njëjtëve është iniciuar edhe procedurë për ‘mbajtje në pronësi, kontroll, ose posedim i paautorizuar i armës, përdorim i armës apo mjetit e rrezikshëm’”, thuhet në raportin e policisë.

Ndërsa rasti i dytë është regjistruar në zonën e stacionit policor në Skenderaj, ku zyrtarët policorë gjatë kontrollit të një automjeti te personi i dyshuar N. G. 45 vjeçar, kanë konfiskuar një pistoletë për të cilën nuk posedonte leje për armëmbajtje.

Policia raporton se i dyshuari N. G. pas procedurave intervistuese është liruar për procedurë të rregullt, ku ndaj tij është iniciuar procedurë ‘mbajtje në pronësi, kontroll, ose posedim i paautorizuar i armës’.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img