03,07,2025

Në prag të Pavarësisë, fëmijët vizitojnë Agim Aliun në zyrë

Must Read

Kryetari i Ferizajt sot kishte një vizitë jo të rëndomtë. Zyra e kryetarit u shndërrua në kopsht të fëmijëve të cilët kishin ardhur  ti urojnë Ditën e Pavarësisë.

Aliu, përmes një postimi në Facebook, ka treguar se ditën e ka nisur me këta fëmijë.

“Kur të vegjlit urojnë 17 Shkurtin. Nuk ka si nis më mirë dita, sesa me të vegjlit. Janë buzëqeshjet nga shpirti i pastër i fëmijëve, sinqeriteti i paskaj që i karakterizon, ato që ushqejnë çdo ditë motivin për të ecur përpara. Në vigjilje të përvjetorit të 13-të të Pavarësisë, zyrën time “e pushtuan” fëmijët që me këngë, vjersha e pyetje që vetëm ata dijnë t’i bëjnë më dhanë forcën e energjinë e paçmueshme”, ka thënë ai.

Gjithashtu, Aliu ka treguar se gjatë këtij takimi me fëmijët kanë biseduar dhe kanë zhvilluar lojra të ndryshme.

“Bashkë, biseduam, kënduam e lozëm me lojërat që prisnin duart e vogla të shpirtit të madh të tyre. Në sytë e tyre dhe dashurinë e madhe që ta falin, gjen burimin e pashtershëm të gëzimit e shpresën në horizont. Sot jam më i pasur seç isha, u njoha dhe ndërtova shoqëri me miqtë e mi të vegjël”, ka shkruar ai.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img