26,04,2024

Në Podgoricë digjen flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë në objektet e ambasadave

Must Read

flam_1460714234-2817687

Persona të panjohur ia kanë flakën flamurit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë para objekteve të ambasadave të të dyja vendeve në Podgoricë.
Mediat në Mal të Zi raportojnë se flamujt janë dëmtuar pjesërisht nga zjarri, por janë larguar menjëherë nga direku.

Flamujt e të dyja vendeve ishin të varur në sheshin e Capital Plaza të Shën Petrit bashkë me atë të Malit të Zi i cili nuk ishte dëmtuar fare.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe ajo e Integrimit Evropian të Malit të Zi e kanë dënuar ashpër këtë akt të djegjes së flamujve të të dyja vendeve para ndërtesave së ambasadave të Shqipërisë dhe Kosovës.

Ministria e jashtme e këtij vendi thotë se është në komunikim të vazhdueshëm me ambasadat e të dyja vendeve dhe ka bërë thirrje që autoritetet kompetente të marrin të gjitha masat e nevojshme për të sqaruar rastin dhe autorët identifikuese.

LEXO EDHE
Pacolli kërkon të kryhet demarkacioni për t’u marrë me ekonomi
“Ne jemi të bindur se këto raste të izoluara nuk mund të ndikojnë në marrëdhëniet e mira bilaterale dhe miqësore midis dy vendeve tona”, thuhet në deklaratë e MPJ-së së Malit të Zi, njofton Klan Kosova.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img