19,04,2024

Në moshën 100 vjeçare vdiq babai i Halil Matoshit, Haziri

Must Read

Të dielën është ndarë nga jeta Hazir Matoshi ndryshe babai i publicistit e gazetarit Halil Matoshi.

Hazir (Hajdin) Matoshi u lind me 1916, në fshatin Gmicë të Kamenicës.

Haziri ishte nismëtar i një familje të madhe, ai ka 9 fëmijë, në mesin e të cilëve edhe publicisti i njohur Halil Matoshi, dhe jo më pak se 83 nipa, mbesa, stërnipa e stërmbesa.

Gjatë kësaj moshe gati njëshekullore, ai ka qenë dëshmitar i zhvillimeve të mëdha botërore. Aeroplani, televizori, telefoni e deri tek interneti, të gjitha janë shpikje të kohës së tij.

“Në jetë mund t’i veçoj tri gëzime të mëdha. Lindja e djalit të parë, Mustafës, kthimi i djalit tjetër, Halilit, nga burgu i Pozharevcit pas luftës, dhe çlirimi i Kosovës, janë përjetimet më të mëdha të jetës time”, kishte thënë Haziri kur kishte 98 vjeç.

Njoftimi i plotë i Halil Matoshit:

Sot na e dha lamtumirën e fundit, Shpirtmadhi Baba Ynë:

Hazir (Hajdin) Matoshi 1916 – 2016

Krenar që patëm një babë të drejtë, guximtar e të ditun!
Baba Hazir na rriti me krahët e tij, na e mësoi drejtësinë dhe mirësjelljen, na shkolloi dhe na frymëzoi për me jetue e punue ndershem dhe me u kryengritë për liri – i paharrueshëm ka me qenë kujtimi i Tij – ndër brezat e Familjes Matoshi;
Njoftojmë farefisin, miqtë, kolegët, bashkëpunëtorët se varrimi i të ndjerit bëhet sot në ora 13:30 në varrezat e Hajvalisë.
* Poashtu e pamja bëhet në shtëpinë familjare në Hajvali nga e hëna deri të premten!
Bablok, të qoftë i lehtë dheu i Kosovës!
Familja Matoshi

hazir matoshi1

hazir matoshi

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img