26,04,2024

Në minutat e para të 2019-tës, Agim Aliu vizitoi institucionet, u uroi Vitin e Ri, punonjësve kujdestar

Must Read

Në minutat e para të Vitit të Ri 2019, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu i shoqëruar edhe nga drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Besnik Berisha si dhe drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Arben Halili kanë vizituar institucionet kujdestare në shërbim këtë natë, si Spitali Regjional i Ferizajt, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, Brigada e Zjarrfikësve, Stacioni Policor në Ferizaj dhe Kazermën e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

I pari i Ferizajt, Agim Aliu i uroi punëtorët e këtyre institucioneve, Vitin e Ri 2019, me dëshirën që të përmirësohet mirëqenia e tyre dhe familjeve të tyre si dhe mbarësia e sukseset t’i përcjellin në vitin që sapo hymë. Ai ndër të tjera u njoftua edhe për menaxhimin e gjendjes dhe ofrimin e shërbimeve në këtë natë feste.

Nga njoftimet e punonjësve të këtyre institucioneve në Ferizaj, gjendja u vlerësua përgjithësisht e qetë, nuk pati ndonjë incident apo sfidë për t’u theksuar në këtë natë feste, përjashtimisht grabitjes së sotme në një argjendari në qendër të qytetit në orët e pasdites, për të cilën Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Ferizaj njoftoi se ka nisur të gjitha procedurat e nevojshme.

Gjatë vizitës që i bëri i pari i Ferizajt, Agim Aliu, Spitalit Regjional të Ferizajt, takoi dy nëna që pak minuta para Vitit të Ri, sollën në jetë foshnjet e tyre. Ato i uroi për lindjen dhe uroi gjithashtu fat e mbarësi bashkë me familjet tyre për të porsalindurit. Edhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës, i pari i Ferizajt, Agim Aliu u prit ngrohtë nga oficerët kujdestar, të cilët i uroi Vitin e Ri dhe hyrjen në vitin e parë tashmë me mandat të ri të Ushtrisë së Kosovës.

Me falënderimin për shërbimin ndaj qytetarëve dhe dhurata për stafin kujdestar dhe drejtuesit e këtyre institucioneve u përmbyll vizita e parë e 2019-tës e Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img