26,04,2024

Në Ferizaj mbahet takim informues për themelimin Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor

Must Read

Misioni në Kosovë i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të enjten ka mbajtur një takim informues, qëllimi i së cilit ishte ngritja e vetëdijesimit për Zyrën Rajonale për Bashkëpunim Rinor (ZRBR) që do të themelohet së shpejti në mes strukturave rinore, organizatave të shoqërisë civile dhe institucioneve lokale.

Në këtë takim morri pjesë edhe kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa i shoqëruar edhe nga drejtori i kulturës, rinisë dhe sportit Naim Ferati, përfaqësues të ambasadës së Gjermanisë në Kosovës, drejtues të Ministrisë së Kulturës si dhe mysafirë te tjerë.

Me këtë rast numri një i qytetit të Ferizajt, Muharrem Svarqa, ka thënë se Komuna e Ferizajt do të bëjë gjithçka që është e mundur për themelimin Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor.

Ky takim synonte që të ofrojë informacione lidhur me rolin e ardhshëm të Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor në rajon, ndikimin e mundshëm që mund të ketë në rajonalizimin e organizatave rinore dhe atyre të shoqërisë civile, duke krijuar lidhje dhe projekte potenciale rajonale në të ardhmen.

14536989_10208767582285230_2010487778_o 14466980_10208767582245229_557248125_o 14456886_10208767582205228_489457056_o 14522384_10208767582125226_1901936261_o 14456770_10208767582365232_2021131712_o

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img