23,04,2024

Në Ferizaj ka filluar legalizimi i objekteve pa leje

Must Read

Brenda periudhës dyvjeçare duhet të përfundojë procesi i legalizimit të objekteve të ndërtuara pa leje në komunën e Ferizajt, një proces i cili në nisje nuk po duket shumë premtues.

Kështu ka thënë i pari i Urbanizmit të Ferizajt Lulzim Aliu. Gjatë një bisede ai ka thënë se vonesat kanë ardhur nga Ministria dhe zbatueshmëria e ligjit. Për këtë të fundit ka thënë se është shumë e lehtë dhe praktik për tu zbatuar. Nisu nga kjo ka kërkuar nga qytetarët që ta kryejnë nga se në të kundërtën masat janë rrepta dhe shkojnë deri te rrënimi i këtyre objekteve.

“Procesi i legalizimit ka filluar. E konsiderojë normale se zbatimi i secilit ligj pas miratimit i ka telashet e veta deri sa edhe Ministri dhe zyrtarët ta bëjnë praktik ligjin. Kemi pasur vonesa të qëllimshme nga Ministria për të mos filluar nga Shtatori, kur është miratuar, kryesisht për faktin që ky ligj të zbërthehet mirë dhe të sqarohen kompetencat që do ti ketë pastaj drejtoria komunale për ta bërë legalizimin. Ndryshe ky ligj është shumë i thjeshtë dhe ka krijuar lehtësi shumë të mëdha. Puna jonë që duhet ta bëjmë ne tash si drejtori e Urbanizmit është që ti bindim qytetarët, t’ua shpjegojmë atyre se ky proces është i domosdoshëm dhe është i pakthyeshëm. Pra secili objekt, secila banesë, secila shtëpi, që është e ndërtuar para vitit 2018 duhet të legalizohet, duhet të hyjë në procesin e legalizimit. Kjo për faktin se nëse nuk bëhen kërkesa për legalizim veprimet janë të rrepta. Pra nëse një palë e ka një shtëpi, kudo qoftë ajo, qytet ose fshat, janë të obliguar ti legalizojnë ato. Nëse Brenda këtyre dy viteve nuk kanë bërë kërkesa për legalizim ato shtëpi apo banesa futen në listën e rrënimeve. Pra është kusht i domosdoshëm, nuk ka kthim prapa. Nuk do të ketë më tolerance në ligj se mos po bëjmë ndonjë ligj më të favorshëm sepse ligj më të favorshëm për legalizim të pasurisë që qytetarët e kanë nuk ka. Deri te numri i vogël i legalizimeve mund të ketë qenë interesimi i vogël i qytetarëve po edhe mund të jetë se ligji i mëhershëm ka qenë më i vështirë i cili ka pasur procedura më të rënda dhe më shumë dokumente për legalizim e sidomos të shtëpive apo ndoshta është edhe kulturë e jona që jemi mësuar që të mos kemi dokumentacion të planifikimit” ka thënë drejtori i Urbanizmit Lulzim Aliu.

Procedurat e legalizimit janë të thjeshta kanë thënë zyrtarët. Madje ata kanë paralajmëruar edhe nisjen e një fushate sensibilizuese për hata që duhet ndjekur gjatë këtij procesi.

“Gjatë muajit shkurt ne do të nisim një fushatë edhe mediale apo edhe ti dërgojmë letër secilit pronar të objektit, qoftë banesë apo shtëpi. Përmes kësaj do ti tregojmë mundësitë që janë dhe pasojat që do të jenë nëse ata nuk fillojnë me proces të legalizimit. Nuk duhet të frikohen sepse procedura është shumë e thjeshtë. Problemi më i madh i një pronari të shtëpisë është të kontaktojë me një arkitekt, që në Ferizaj ka të mjaftueshëm, i cili I’a përgatitë Brenda një ose dy dite krejt dokumentet e mundshme, sepse duhet një vizatim i thjeshtë, disa matje gjeodezike që janë po ashtu të lehta e që për edhe çmimi nuk është shumë i lartë. Pas këtyre procedura këtu në komunë s’është shumë e lehtë” ka thënë Aliu.

Si problem në këtë proces janë parë edhe problemet pronësore. Pavarësisht këtyre problemeve qytetarët duhet të aplikojnë për legalizimin e pronave të tyre kanë thënë zyrtarët.

“ I vetmi problem që është i pakalueshëm është problem i çështjeve pronësore. Por edhe ata që kanë problem të çështjeve pronësore edhe ata duhet të paraqiten për legalizim, sepse nëse nuk paraqiten hyjnë në listën e rrënimeve. Nëse kanë problem pronësore, qoftë me komunën, me pronë shoqërore ose me qytetarë të tjerë ata duhet të paraqiten dhe futen në listën e pritjeve deri sa ti zgjidhin problemet pronësore. Ka shumë raste në Ferizaj ku tokat dalin në parcelë të ndryshme, pra përzierje të pronave mes vëllezërve apo fqinjëve e të cilat e marrin kohën e vetë por duhet të jenë në listën e pritjeve patjetër” ka thënë Aliu.

Ky proces ka nisur vite më parë me regjistrimin e këtyre objekteve. Bazuar në të dhëna në Komunën e Ferizajt janë mbi 30 mijë objekte të ndërtuara pa leje e që presin legalizimin.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img