19,04,2024

Në ditët e fundit të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” është organizuar edhe një aksion pastrimi në Komunën e Ferizajt.

Must Read

Fillimisht, në magjistralen Prishtinë – Shkup, përballë Mileniumit është pastruar me makineri një deponi ilegale e mbeturinave.

Largimin e mbetjeve me makineri e ka bërë në mënyrë vullnetare Kompania “Eskavatori”.

Më pas, aksioni vazhdoi me pastrimin e rreth një kilometër të brezit rrugor, nga rruga “Brahim Ademi”, përreth sallës së sportit “Bill Clinton” e deri te varrezat e dëshmorëve në qytetin e Ferizajt.

Përgjatë këtij brezi rrugor vullnetarët arritën të largojnë mbi 50 thasë me mbeturina, ndërsa përveç ekipit të Let’s Do It dhe punëtorëve të Kompanisë “Eskavatori”, aksionit iu bashkuan edhe pjesëtarë të KFOR-it amerikan, zyrtarë komunal, nxënës të Shkollës “Kuvendi i Arbërit”, si dhe Kompania “Pastërtia”.

Nga aty u bë thirrje që kompanitë e pastrimit të vazhdojnë me mirëmbajtjen e brezit rrugor, në mënyrë që të mos krijohet imazh i keq qysh në hyrje të qyteteve shkaku i mbeturinave.

Po ashtu, edhe qytetarëve iu bë thirrje që të heqin dorë nga praktika e hedhjes së mbeturinave nga dritaret e veturave të tyre, pasi po e ndotin hapësirën publike.

Së shpejti, Kosova do të ketë 800 deponi më pak!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img